ZBULIMI/Armë dhe kokainë në një shtëpi në Shijak, policia befasohet

ZBULIMI/Armë dhe kokainë në një shtëpi në Shijak, policia befasohet

418
0
Shares

Specialistët për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Streha”.

Sekuestrohen Kokainë, municione luftarake,  armë zjarri automatik, armë gjahu, pistoleta, krehera,  431 fishekë dhe një automjet.

Shpallet në kërkim një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Streha”.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

  • S. Gj. 43 vjeç, banues në Shijak.

Më datë 16.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm  u gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provave materiale:

  • 4 qese të mbushura me një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar me lëndë narkotike e llojit Kokainë, të futura në një kavanoz; rreth 150 gr.
  • një peshore elektronike me mbishkrimin “LAICA”;
  • Dy armë zjarri automatik, model 56 kal 7.62 mm;
  • një armë zjarri pistolet tip “COLT’USA;
  • Një armë gjahu e markës “BERETTA”, kal 12 mm;
  • Një pistoletë sportive, tip Super Conter;
  • 264 fishekë luftarakë mob 56, kal 7.62 mm.
  • 95 fishekë mod 54, kal 7.62 mm;
  • 7 fishekë pistolete, kal 45;
  • 65 fishekë për armë gjahu, kal 12 mm;
  • dy krehera automatiku, mod 56;
  • Një automjet tip Benz, i blinduar.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive parashikuar në nenet 283/1, 278/4/5 dhe 280 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY