Sondazhi i kryer nga report Tv i Bolinos dhe Piepoli ka shpërndarë shifra marramendëse sot për PS ndërkohë që ka zbritur pikët e LSI. Piepoli është i njohur si sondazh që ofron shifra për të majtën dhe përfshihet në praktikat sugjestionuese të partive politike në prag të votimeve.
Por ajo që bie në sy në raport me një sondazh të publikuar një javë më parë nuk janë shifrat e fryra për PS por ulja e shifrave për LSI.
Sipas këtij sondazhi që jepet nga report tv PS merr më shumë se 50 për qind e vetme në të gjithë vendin ndërsa e dyta renditet PD. LSI si parti e tretë shënon rënie me përjashtim të Korcës ndërsa PDIU po ashtu është në rënie. PD rrezikon PS vetem ne Shkoder sipas ketij sondazhi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/