Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DYSHIMET/ Vrasja e Artan Cukut, Policia i njeh porositësit, ja ku ndodhen

13/06/2017
DETAJE/ Vrasësi i Artan Cukut përdori dy pistoleta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas arrestimit të personit që ekzekutoi ish-drejtorin e Policisë, Artan Cuku, janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, shkruan “Panorama”.
Burime nga grupi hetimor thanë dje se është saktësuar se 24-vjeçari Mikel Shallari është porositur nga persona të tjerë për kryerjen e krimit, edhe pse vetë i dyshuari refuzon të flasë.
Me përdorimin e metodave speciale të hetimit dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, janë identifikuar paraprakisht dy persona si porositës të ngjarjes. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se ata ndodhen jashtë Shqipërisë.
Burime të rezervuara thanë dje se ka dyshime të forta se njëri prej të kërkuarve është një person nga Vlora, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë kriminale, të cilin vetë Artan Cuku e pati arrestuar në vitin 2012, kur drejtonte Policinë e Vlorës.
Por ky person, në rrethana ende të pasqaruara mirë, e ka rifituar lirinë, ndonëse akuzat e ngritura ndaj tij nga rihapja e një dosjeje të vjetër ishin të rënda.
Burimet thanë se, pavarësisht se hetimet janë përqendruar kryesisht në këtë drejtim, me emra konkretë personash të shpallur në kërkim, nuk përjashtohen as pistat e tjera të ngritura menjëherë pas vrasjes së Cukut.
Edhe vëllezërit Bujar e Florin Daka, që u shoqëruan pas krimit të 8 prillit si të dyshuar, vijojnë të mbahen në vëzhgim. Megjithatë, burimet thanë se pas arrestimit të Mikel Shallarit ata ende nuk janë marrë në pyetje për njohje apo bashkëpunim që mund të kenë pasur me të. I vetmi veprim konkret i kryer nga Policia ndaj tyre, është pengimi për të kaluar kufirin shtetëror deri në zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

24/06/2026
Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë

Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë

24/06/2026
DOSJA SHQIPTARE/,Berisha: Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

DOSJA SHQIPTARE/,Berisha: Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

24/06/2026
Siguria gjatë sezonit veror, 2 policë shqiptarë po shërbejnë në Firence

Siguria gjatë sezonit veror, 2 policë shqiptarë po shërbejnë në Firence

24/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

24/06/2026
Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë

Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë

24/06/2026
DOSJA SHQIPTARE/,Berisha: Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

DOSJA SHQIPTARE/,Berisha: Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

24/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.