Deklarata e Bashës: Kë po pret të arrestohet para zgjedhjeve!

Deklarata e Bashës: Kë po pret të arrestohet para zgjedhjeve!

115
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh në DritaremeRudinën, në Vizion Plus, se është në pritje të arrestimeve dhe pret që drejtori i policisë ti bindet ministrit të brendshëm dhe jo politikës.

“Larguam një tufë ministrash që ishin bërë gati të suleshin me lukuninë e administratës mbi votën e shqiptarëve, krijuam një klimë të re në raport me qytetarët. Ata kanë më shumë besim te procesi, zyrtarët që kishin ndërmend të abuzonin po struken e do të struken dita-ditës. Nja 30 drejtorë të mëdhenj e të mesëm janë shkarkuar, disa janë proceduar penalisht. Do të doja të shihja më shumë të arrestuar. Ministri i Brendshëm po bën maksimumin dhe shpresoj  që Drejtori i Policisë t’i përgjigjet sipas ligjit , e jo sipas urdhrave nga politika.

Po pres arrestimet, sepse disa e kanë vendin me masa sigurie, sepse Kodi Penal e parashikon që ata shkojnë minimalisht 1 vit prapa hekurave për abuzimin me detyrën në funksion të votës. I bëj thirrje Shtetit të zbatojë Kodin Penal që i çon prapa hekurave ata që sjellin apo marrin kartat e identitetit, ata që cenojnë votën, ata që premtojnë e mashtrojnë për votën” tha Basha. /dritare.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY