Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se fitorja e PAN-it është më e madhe se sa e Exit Pollit. Ai ka falënderuar qytetarët për besimin, por ka ftuar edhe subjektet tjera për bashkëpunim në të mirë të vendit.
“Uroj qytetarët e Kosovës. Të gjithë mekanizmat dhe subjektet politike për zgjedhje të lira dhe demokratike. E uroj sovranin për vendimin e marr. Një vendim që flet qartë. Besimi i është dhënë koalicionit PDK-AAK-Nisma. Fitorja është bindëse. Edhe ma bindëse se sa thotë Exit Polli. Mirëpo nuk do të hyjmë në shifra. Po presim numërimin. I ftojmë për partneritet edhe subjektet tjera për të mirë të vendit”, ka thënë Haradinaj duke shtuar.
“Në fakt, ne kemi rezultatin. Mekanizmat tonë të organizatës e kanë rezultatet. Të dhënat tona janë më të mëdha se sa të Exit Pollit”, ka përfunduar ai.
Sakaq, Blerand Stavileci nga selia e PDK-së ka shpallur fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Ai ka bërë të ditur se koalicioni do të festojë pas pak në sheshin kryesor të Prishtinës.
“Sot ishte fitore për PDK-në dhe Kadri Veselin, i cili vendosi interesat tona para interesave të partisë politike”, tha ai, në një konferencë pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë Kosovën.
Ai ka falënderuar edhe Ramush Haradinajn dhe e quajti kryeministër të ri të vendit.
“I ftojmë të gjithë që ta mirëpresin ‘Fillimin e ri’”, tha Stavileci.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/