Ish-Kryeministri Berisha i ka kushtuar një koment të gjatë sheshit të ri Skënderbej duke e konsideruar atë si një rezultat të babëzisë dhe injorancës. Riparimet e fundit në shesh kanë kushtuar rreth 12 milionë euro ndërkohë që shuma e shpenzuar atje që nga viti 2009 kur nisi transformimi i tij është 30 milionë euro.
Komenti i plotë i Berishës:
Sheshi i shemtires, injorances dhe babezise!
Te dashur miq, sot, ne nje rast unik ne historine e kohes, aty ku eshte sheshi Skenderbej, u krijua ne Tirane, si frut i injorances te skajshme dhe babezise se papermbajtur, sheshi i rrasave te gurit me nje madhesi te frikshme, i cili ngjet si nje mega transplant i hedhur ne nje mjedis, me te cilin duke filluar nga maja e Dajtit, teresisht e gjelberuar, vazhduar ne qytet ku guri pothuaj nuk ekziston, dhe deri ne kuroren e bukur te kodrave valezuese te Tiranes, te gjelberuara dhe ato gjer ne majat e tyre, nuk e lidh asgje.
Personalisht kam vetem velersim dhe admirim per gurin si material ndertimi,dhe dekorativ por theksoj se mballosja e nje sheshi te ketyre permasave me rrasa guri ne qender te kryeqytetit, pra ne epiqendren e vendit, deshmon injorancen me te thelle se vete padija e autoreve te ketij perçudnimi. Kjo provon gjithashtu se Edi dhe Lal Plehu nuk kane njohurite me elementare ne arkitekture dhe urbanistike, se jane pak me thene kretine te kohes se gurit ne njohurite e tyre per gurin, vetite e tij fizike, fuqine e tij absorbuese dhe reflektuese te rrezeve si dhe energjise ne teresi, paraqitjen e tij estetike ne gershetim, ne perthyerje, ne proporcion apo dhe ne transplant masiv.
Sheshi sot, me shume se çdo gje tjeter te kujton nje cope shkretetire te transplantuar ne qender te Tiranes, ose, per te mos shkuar larg ne kontinentet me shkretetira dhe per t’u ndalur ne Shqiperi, sheshi ngjet me faqen e rrjepur e te shemtuar te malit te shkaktuar nga gurorja e Dajtit apo te ndonje gurore te maleve te Krujes vendosur ne mes te Tiranes, dhe shemton jo me pak qytetin se sa shemtojne guroret faqet e malit te rrjepura prej tyre.
Por sheshi nuk eshte vetem nje shemtire ne kompleksin urbanistiko – arqitekturor te qendres se qytetit te Tiranes. Ai tani eshte dhe nje krim i rende mjedisor me ndikim te fuqishem negativ ne mikroklimen dhe mjedisin e qytetit. Shirat do te kthjene ate ne pellg per bretkoca, ngricat ne vend per thyerje qafe per qytetaret, ndersa veres ai do te kalle nga zhegu kalimtaret dhe banesat perreth.
Ky krim behet edhe me i rende kur mendon se çdo gje ne krijimin e ketij transplanti te shemtuar ne zemer te Tiranes eshte diktuar jo vetem nga injoranca e plote por dhe babezia e madhe e Edvin Kristaq Rames dhe Lal plehut.
Turp, nje mije here turp per dhunimin, shemtimin qe i bete kryeqendres se Shqiperise. Kete nuk ja beri as Enveri qe vinte nga qyteti i gurte! sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/