Lulzim Basha dhe ekipi i tij shpalosën programin ekonomik para të rinjve të Shkodrës. Basha tha se programi i hartuar nga eskpertët më të mirë të Europës është i plotë për të rritur vendet e punës dhe mirëqënien e shqiptarëve. Do ulen taksat, do jepen stazhe të paguara për të rinjtë, para për fermerët, rritje pensionesh si dhe mbështetje për familjet në nevojë.
“Ky është plani ekonomik që do nxjerrë Shqipërinë nga kriza, që do ndezë motorrët e rritjes ekonomike dhe që ka në qendër punësimin. Të gjitha janë masa që funksionojnë bashkë. Asnjëra prej tyre veç e veç. Asnjëra nuk është premtim por pjesa e një plani që funksionon në integralitet duke nisur me uljen e taksave, me uljen e TVSh-së, me taksën e sheshtë 9% që janë një revolucion i vërtetë fiskal që do çlirojë qindra milionë euro në konsumin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. Janë qindra milionë euro që do nxisin prodhimin, që do çojnë në rritjen e kërkesës, për vende të reja pune, për kreditim, për investime kapitale. Ky është modeli që ka funksionuar në Europë që e kam parë, e kam studiuar dhe ky është modeli që do funksionojë në Shqipëri. Ulja e taksave, taksa e sheshtë 9%, ulja e çmimit të naftës, zerimi i taksës Rama mbi naftën, çmimi i energjisë më i lirë në rajon. Do ta bëjnë Shqipërinë ambjentin më tërheqës për investimet e brendshme dhe të huaja dhe do të ndezin motorrin e shpresës. Rinia e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë do përfitojë nga ky plan ekonomik ku do të shpenzojmë çdo vit 25 milionë euro për 10 mijë stazhe me 200 mijë lekë të vjetra në muaj për të sapodiplomuarit”, tha Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/