Shkodër, Basha: Jep llogari dhe po ta mbajti hajde në debat

Shkodër, Basha: Jep llogari dhe po ta mbajti hajde në debat

78
0
Shares

Kryeopozitari Lulzim Basha shpalosi sot në Shkodër programin ekonomik të “Republikës së Re”.
Basha tha se ky është një program ekonomik që “Shqipëria se ka pasur asnjëherë” në këto 27 vite, i çertifikuar nga ekspertët e kancelares gjermane Angela Merkel.
Basha premtoi ulje taksash, krijim të vendeve të reja të punës, subvencione për fermerët, rritje pensionesh e stazhe të paguara për të studentët.
Kreu i PD-së akuzoi edhe kryeministrin Rama se nuk i ka mbajtur primet me të cilat erdhi në pushtet dhe rriti taksat. Për një moment ai ftoi të gjithë shkodranët që kur te ketë miting Kryeministri Edi Rama, të gjithë të shkonin dhe t’i kërkonin llogari.
“Jojo, shkoni, dhe i thoni njëzëri –JEP LLOGARI-, dhe po ta mbajti hajde në debat, se nuk ja mban apo jo?!, – iu drejtua Basha qytetarëve të Shkodrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY