Greqi, zbardhen klientët e trafikantit shqiptar, emra të njohur të botës së...

Greqi, zbardhen klientët e trafikantit shqiptar, emra të njohur të botës së biznesit dhe spektaklit

49
0
Shares

Në Greqi, emra të njohur të botës së biznesit dhe të spektaklit dyshohet se përfshihen ndër klientët e një trafikanti shqiptar të kokainës, që u arrestua ditët e fundit.
Policia po shqyrton një bllok shënimesh që u gjet në banesën e të arrestuarit dhe ku krahas shifrave për sasi të kokainës, janë shkruajtur numra telefonash celularë.
38-vjeçari shqiptar u arrestua në mesjavë, pasi më parë ishte vendosur nën mbikqyrjen e agjentëve të antidrogës. Nga survejimi kishte rezultuar se ai ishte një frekuentues i rregullt i lokaleve luksoze të lagjes Kolonaki në qendër të Athinës, ku banon një numër i konsiderueshëm emrash të njohur nga biznesi, aktorë, këngëtarë dhe top modele.
38-vjeçari, që ishte dënuar dy herë në mungesë për çështje që lidhen me drogën,  u arrestua të mërkurën e kaluar. Në banesën e tij u gjet një sasi kokaine me peshë më shumë se 2 kilogramë, si dhe dy telefona celularë.
Njeri prej celularëve është i prodhimit amerikan dhe sipas ekspertëve është e pamundur që të përgjohet për shkak të softëare-it të veçantë që disponon.
Ajo që ka nxitur më shumë autoritetet për të hetuar mbi “klientelën” e pasur të trafikantit, ka të bëjë me cilësinë e lartë të drogës së sekuestruar. Kokaina ka pastërti shumë të lartë dhe shitet me një çmim shumë më të shtrenjtë se zakonisht. Veç kësaj kokaina e presuar që iu sekuestrua shqiptarit, ka të stampuar figurën e një demi, çka sipas ekspertëve tregon se droga kishte ardhur direkt nga Kolumbia.
Policia ka kërkuar që prokuroria t’i japë mandatin e nevojshëm, me qëllim që t’u drejtohet kompanive të telefonisë ceulare, për të identifikuar poseduesit e numrave që u gjetën në bllokun e shënimeve të 38-vjeçarit.
Pasi të ndodhë kjo, nuk është çudi që emra shumë të njohur të jetës publike greke të kapërcejnë pragun e prokurorisë, nënvizojnë mediat, pasi autoritetet infiltruan për publikim gjithë informacionet e mësipërme, të cilat janë pjesë e hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY