VIDEO/ Hisoria prekëse e familjes Metaj: Lufta jonë me kancerin

VIDEO/ Hisoria prekëse e familjes Metaj: Lufta jonë me kancerin

250
0
Shares

Deputeti kosovar, Bardhyl Metaj u diagnostikua para disa kohësh për sëmundjen e rëndë të kancerit dhe së bashku me këngëtaren Adelina Thaci kanë rrëfyer për këtë luftë, në një intervistë për emisionin Prive.
“Unë kam vënë re simptoma diku 3-4 muaj para se të kem diagnozë. E kam menduar si një alergji, por kam patur një parandjenjë se dicka nuk është mirë. E kam bërë grafinë të mërkurën dhe e mora përgjigjen të enjten. Adelina më mori dhe më kërkoi të pimë nga një kafe, ishte shumë e ëmbël, shumë e qetë. E vura re në zë se ajo po më përgatit për një betejë, dhe ma tha shumë qetë se kam kancer. Problemi i vetëm që kam patur është se si po e lë Adelinën me vajzat,” – tregoi ai duke shtuar se bashkëshortja ka qenë një mbështetje e madhe për të.
Nga një rekomandim i Dr.Petrela në Tiranë, ai udhëtoi drejt Heidelbergut të Gjermanisë për të ndërmarrë një trajtim serioz në spital.
Adelina rrëfeu se java më e vështirë për të ka qenë kur i shoqi ka mbaruar operacionin dhe nuk po zgjohej, por doktorët i kishin sqaruar se është në koma artificiale dhe cdo gjë shkonte mirë. Pasi është informuar se ai po bëhej më mirë, këngëtarja ka vrapuar të shkojë te Bardhyli. Dëshira e tij më e madhe ka qenë që kur të hapë sytë, të shohë Adelinën.
Trajtimi zgjati disa muaj, ndërkohë që sakrifica e Adelinës ka qenë shumë e madhe pasi duhet të kujdesej dhe për vajzat, por duhet të ishte edhe në krah të Bardhylit.
Pasi është kthyer në Kosovë, vajza e tyre, Fiona i tha: “Nuk do të lë të shkosh më në Gjermani. Unë do të të puth në faqe, në hundë, në sy. Babi unë kam për të ta shëruar kancerin me puthjet e mia.”
Kështu, ai e fitoi betejën me kancerin dhe po gëzon jetën e tij familjare, ndërkohë që Adelina njoftoi se do të sjellë një këngë për këtë rast në jetën e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY