FOTO & EMRA/ Itali, arrestohet bukuroshja shqiptare, bashkëpunëtore në vrasjen e biznesmenit

FOTO & EMRA/ Itali, arrestohet bukuroshja shqiptare, bashkëpunëtore në vrasjen e biznesmenit

68
0
Shares

Gjashtë vite pas ngjarjes, kur një biznesmeni italian i prenë fytin, duke e lënë të vdekur, policia fqinje ka prangosur shqiptaren Suela Arifaj, sot 26-vjeçare, e dënuar nga gjykata si nxitëse për vrasjen e italianit.
Mediat italiane shkruajnë se Suela, e cila komentohet si e pashme dhe me hire, u arrestua pas vendimit të dhënë nga gjykata e Apelit të Perugias për bashkëpunim në vrasjen e biznesmenit italian Luigi Taurino, 36-vjeç.
Ai u vra në afërsi të banesës së tij.
Ngjarja ndodhi më 20 tetor 2011 dhe mediat atë kohë folën për një vrasje për “nder”. Shqiptarja, fqinjë me italianin, e kishte akuzuar atë se e ngacmonte seksualisht dhe nuk e linte rehat.
Italiani humbi jetën pasi u pre me një brisk në fyt. Policia akuzoi vëllanë e Suelës, Myrtezain, 40-vjeçar dhe e dënoi me 23 vite burg. Bashke me të u dënua edhe vëllai tjetër, Jetmiri, me 14 vjet burg.
Suela, e akuzuar si nxitëse në krim, u shpall në kërkim dhe u arrestua vetëm së fundi. Ajo e ka mohuar gjithçka, por ka pranuar ngacmimin nga ana e italianit.
luigi1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY