Zgjedhjet 2017, KQZ miraton listën e kandidatëve për deputetë të PD-së

Zgjedhjet 2017, KQZ miraton listën e kandidatëve për deputetë të PD-së

72
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë fund diskutimit për listat e kandidatëve të Partisë Demokratike duke e miratuar me vota unanime.
Në total opozitarët kanë dorëzuar 194 emra. Po ashtu në mbledhje selia blu është gjobitur me 5 milionë lekë pasi nuk ka respektuar kuotën gjinore në 5 qarqe.
“30% e listave shumëemërore ose 1 në 3 emra të listës duhet të jenë e secilës gjini. Pesë qarqe nuk e plotësojnë këtë kriter. Qarku Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Kukës nuk e kanë plotësuar kriterin e gjinisë, ku 1 në 3 emrat e parë të jetë e secilës gjini. Mospërfshirja e detyrimit të kuotave gjinore e ngarkon subjektin me 1 milion lekë gjobë, ky sanksion bëhet për 5 zona zgjedhore”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar gjithashtu dhe fletën e votimit, ku lëvizja Socialiste për Integrim renditet e para, PS e dyta dhe Partia Demokratike e gjashta.
PR e treta, SFIDA do të jetë e katërta në renditje, PSD në vendin e nëntë, FRD e 11, PDIU e 13 dhe LIBRA e 18.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY