Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dhuna në stadium, UEFA ndal lojën. Serbët shfaqje turpi, shqiptarët mbrojnë flamurin

15/10/2014
Dhuna në stadium, UEFA ndal lojën. Serbët shfaqje turpi, shqiptarët mbrojnë flamurin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Incidente në fushën serbe, futbollistët shqiptarë përplasen me serbët për flamurin shqiptar! Minuta e 41 e pjesës së parë dhe ndeshja ndërpritet për te mos u luajtur më.
Një flamur me ‘Shqipërinë e Madhe’ imazhin e Ismail Qemalit, e Isa Boletinit i telekomanduar u valëvit mbi fushën e stadiumit ‘Partizani’ pak para fundit të pjesës së parë të ndeshjes.
Futbollistët serbë tentuan ta ‘shqyenin’ por futbollistët shqiptarë ndërhynë dhe nuk i lejuan. Ishte lojtari me numër 13 i Serbisë, Mitrovic që kapi i pari flamurin e telekomanduar, ndërsa i menjëhershëm ka që reagimi i  Xhakës dhe Balës.
Taulant Xhaka ka reaguar për xhestin në stadium duke u shprehur “Nuk e lejova ‘shkjaun’ të prekë flamurin”.
Flamuri i valëvitur para 25 mijë tifozëve serbë kishte një mesazh! Mesazhin duhet ta lexonin, ata, tifozët. Aty shkruhej në anglisht “Shqipëria Autoktone”.
Ky ‘kal troje’ shkaktoi reagime të forta e ovacione tek tifozeria serbe, të cilët u futën në fushë dhe nisën të godasin futbollistët shqiptarë. Akte barbare dhe huligane këto, që s’kanë lidhje me futbollin.
Kjo shkaktoi ndërprerjen e takimit nga gjyqtari kryesor Martin Atkinson.
Forcat e policisë dolën në fushë, mësohet se gjatë kohës që u ndërpre ndeshja, policia ka larguar huliganët që hodhën gjithçka mundën në fushë, madje sulmuan në mënyrë të turpshme edhe bankinën shqiptare.
Nga stadiumi i ‘Partizanit’ vijnë informacione që pavarësisht tensioneve e sulmit të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kapiteni i kombetares shqiptare Lorik Cana ka shkruar ne faqen zyrtare: “Jemi mire. Shqiptaret si gjen kurre asgje. Ne pritje per te luajtur serish nese do vendoset te luhet ose do vendoset drejtesia. Futbolli eshte bere per tu luajtur dhe shijuar dhe jo per skena te tilla!
Ndërprerja e ndeshjes ishte e menjëhershme. UEFA mori më pas vendimin për ta mbyllur atë përfundimisht.
Tashmë i përket UEFA-s të diskutojë me imtësi për çka ngjau në këtë ndeshje të tensionuar, që për pak u shndërrua në tragjedi, ku lojtarët kuqezinj u goditën dhe u dhunuan edhe fizikisht, pa llogaritur ofendimet në kor, zhurmimin total të intonimit të himnit shqiptar, apo edhe fishekzjarret e hedhura në fushën e blertë. Serbia bëri gjithë bllokadën e mundshme për të mos pasur asnjë tifoz shqiptar në stadium, veçanërisht me simbole kuqezi, por nuk qe në gjendje të mbajë nën kontroll tifozërinë e vet. Duke parë dhunën në stadium ka gjasa që Shqipëria të marrë 3 pikët në tavolinë.
Ishin tifozët serbë ata që provokuan të parët, duke hedhur sende të forta e fishekzjarre në fushë, e pastaj në minute e 40′ u valëvit mbi fushë flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’ që shkaktoi irritimin e serbëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.