Gjergj Bojaxhi: Unë kandidati fshatar për kryeqytetin që do të shtoj koshat...

Gjergj Bojaxhi: Unë kandidati fshatar për kryeqytetin që do të shtoj koshat e mbeturinave në Tiranë

113
0
Shares

Gjergj Bojaxhi, kandidati i pavarur i vetëshpallur për garën e kryebashkiakut të Tiranës, i ftuar në emisionin “Tonight”, të Ilva Tares, ka zbuluar dicka nga vetja dhe programi i tij elektoral.
Duke folur për veten, ai ka zbuluar se është banor i fshatit, konkretish i Farkës, fakt që e ka treguar me krenari, duke mos kursyer as batutën “unë jam i vetmi kandidat fshatar, në këtë garë elektorale”.
Me gjithë kujdesin për të mos shkelur Kodin Zgjedhor, në respekt të afateve të fushatës elektorale, Gjergj Bojaxhi megjithatë e bëri një premtim. I nacmuar nga një anëtar  i stafit të tij sot, i cili përgjatë lëvizjes në rrugët e Tiranës nuk kishte ku të hidhte një letër camcakizi, por për të shuar edhe kërshërinë e moderatores së emisionit, Gjergj Bojaxhi lëshoi premtimin e parë sonte, sipas të cilit, “do  shtoj koshat e mbeturinave në Tiranë”…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY