Ndotja e ambientit, automjete që nuk plotësojnë kushtet nuk do të kalojnë...

Ndotja e ambientit, automjete që nuk plotësojnë kushtet nuk do të kalojnë kontrollin teknik

106
0
Shares

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, bën të ditur se nga data 1 korrik 2015 fillon zbatimi i udhëzimit, lidhur me disa ndryshime në Manualin “Mbi kontrollin teknik të mjeteve”. Ky udhëzim lidhet me vëninen nën kontroll të ndotjes së ambientit dhe penalizmin e automjeteve që nuk plotësojnë kushtet, duke mos u lejuar të kalojnë kontrollin teknik
Zbatimit i këtij udhëzimi, i cili do të gjejë zbatim në 3 faza.
Në fazën e parë, prej 1 korrik – 31 dhjetor 2015 sipas këtij udhëzimi do të fillojë zbatimi i normave të lejuara plus shtesat respektive, të përcaktuara në udhëzim, të nivelit të gazrave në testin e gazrave në kontrollin teknik të detyrueshëm. Automjetet që tejkalojnë këto nivele të elementëve ndotës nga gazrat, do të marrin rezultat negativ të kontrollit teknik të detyrueshëm.
Në fazën e dytë, prej 1 janar – 31 qershor 2016 do të gjejë zbatim aplikimi i normave të lejuara plus gjysmën e shtesave respektive, të përcaktuara në udhëzim, të nivelit të gazrave në testin e gazrave në kontrollin teknik të detyrueshëm dhe automjetet, që nuk plotësojnë këto nivele të elementëve ndotës nga gazrat, do të marrin rezultat negativ të kontrollit teknik të detyrueshëm.
Në fazën e tretë, duke filluar nga 1 korrik 2016 do të aplikohet zbatimi rigoroz i normave të lejuara të elementeve ndotës nga gazrat e automjeteve në përputhje të plotë me direktivën evropiane 2009/40/BE.
Bëhet e ditur se pas këtyre afateve kohore, asnjë automjet nuk do të mundet të kalojë me rezultat pozitiv kontrollin teknik të detyrueshëm në se ka nivelin e elementëve ndotës mbi vlerat limit të lejuara dhe të përcaktuara në direktivat e BE.
Zbatimi i kësaj direktive pritet të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm në uljen e ndotjes së ajrit, ku një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit është cilësuar transporti në rrugë, zbatim i cili ka hyrë në fuqi me 16 mars të këtij viti.


Fazat
Faza e parë – 1 korrik – 31 dhjetor 2015.
Gjatë kësaj faze do të fillojë zbatimi i normave të lejuara plus shtesat respektive, të përcaktuara në udhëzim, të nivelit të gazrave në testin e gazrave në kontrollin teknik të detyrueshëm. Automjetet që tejkalojnë këto nivele të elementëve ndotës nga gazrat, do të marrin rezultat negativ të kontrollit teknik të detyrueshëm.
Faza e dytë – 1 janar – 31 qershor 2016. Gjatë kësaj faze do të gjejë zbatim aplikimi i normave të lejuara plus gjysmën e shtesave respektive, të përcaktuara në udhëzim, të nivelit të gazrave në testin e gazrave në kontrollin teknik të detyrueshëm dhe automjetet, që nuk plotësojnë këto nivele të elementëve ndotës nga gazrat, do të marrin rezultat negativ të kontrollit teknik të detyrueshëm.
Faza e tretë – nga 1 korrik 2016 – në vazhdim. Gjatë kësaj faze do të aplikohet zbatimi rigoroz i normave të lejuara të elementeve ndotës nga gazrat e automjeteve në përputhje të plotë me direktivën evropiane 2009/40/BE.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY