Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tre të rinj nga Tirana e Durrësi, grabisin me armë e dhunë në Tepelenë

31/03/2015
Tre të rinj nga Tirana e Durrësi, grabisin me armë e dhunë në Tepelenë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një grabitje me armë ka ndodhur pak pas mesnatës në lagjen “Demokracia” të qytetit të Tepelenës. Tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë me forcë në banesën e 61-vjeçarit Naim Çiça dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur atij një shumë prej 5 mijë eurosh.
Grabitësit kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortëve që u gjenden në shtëpi. Nga kjo dhunë, Naim Çiça dhe bashkëshortja e tij shtetasja  A. Çiça 60 vjeç, banuese në Tepelenë, ndodhen në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime trupore, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia është njoftuar përmes një telefonate të marrë në sallën operative dhe është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Në momentin e mbërritjes së policisë, tre grabitësit kanë braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira mundën të largoheshin. Policia sekuestroi mjetin tip Audi A3 me targa “CD 368 PT” brenda të cilit u gjetën një armë automatike model 56 me qytë të prerë, dy krehëra me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një krehër pistoletë me 10 fishekë të kalibrit 9 mm, një gëzhojë e plasur e kalibrit 7.65 mm, një telefon celular, dy karta SIM, dokumenta identifikimi si dhe sende të tjera personale të autorëve.
Në bazë të këtyre provave policia ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të tre personave të dyshuar si autorë. Ata janë shtetasit me inicialet S. J. 30 vjeç me banim në Durrës, A. J. 37 vjeç po nga Durrësi dhe R. R. 31 vjeç nga Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

18/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.