Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mark Frroku: Çështjen dhe të drejtën time do ta zgjidh, qoftë në gjykatat belge, të Tiranës apo të Strasburgut

02/04/2015
Mark Frroku: Çështjen dhe të drejtën time do ta zgjidh, qoftë në gjykatat belge, të Tiranës apo të Strasburgut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti Mark Frroku ka mohuar të jetë implikuar në ngjarjen e ndodhur në Belgjikë mbi 15 vjetë më parë. Para deputetëve në seancën e sotme parlamentar, ku do të vendoset dhënia leje për arrestimin e tij, deputeti Frroku, shpjegoi rrethanat e ngjarjes dhe sipas tij, pavërtetësinë e akuzave ndaj tij.


Fjala e Mark Frrokut, në parlament
“Jam betuar si deputet e malësor, jo si malësorët e ditëve të sotme. Nuk kam kryer asnjë vepër kriminale, nuk kam vrarë e kanosur asnjëri. Duhet ti them gjithë zgjedhësve të mi të qarkut të Shkodrës se nuk ka asnjë vendim gjykate të formës së prerë në asnjë gjykatë belge apo botës. Sot jam gati të sqaroj para zgjedhësve dhe shqiptarëve, gjithë akuzat që bëhen ndaj meje
Është e vërtetë që në 1998, kam emigruar në Belgjikë ku kërkova azil politik. E vetmja rrugë ishte paraqitja si shqiptar i Kosovës, pasi vuanin gjenocidin e Millosheviçit. Pas 4-5 muajsh mu refuzua qëndrimi, lash Belgjikën dhe u ktheva. Pas kësaj emrin e Aleksandër Kurti e kam dëgjuar, pak pas kësaj ngjarje të ndodhur. I përcjell ngushëllimet familjes së tij dhe i garantoj se nuk kam asnjë lidhje me atë ngjarje. Kam deklaruar e nuk kam qenë në belgjikë në këtë kohë. Nga kjo kohë deri në vitin 2004, nuk kam shkelur në Belgjikë. Sikur të mos mjaftonte kjo, në mars të vitit 2013, familje ime, në prani të 24 burrave dhe dy klerikëve, ka bërë be para familjes Kurti… Bërja be me 24 burra dhe falja e gjakut, ka shumë ndryshim. Familja Frroku i ka dalë borxhit me moral familjes Kurti. Për verifikim edhe nga media, unë kam pamjet filmike dhe firmat e 24 burrave, që ne i dalim borxh kësaj familje. Edhe atëherë nuk i jam shmangur drejtësisë ligjore. Por, për 16 vjet drejtësia belge nuk ka gjetur asnjë provë që të më fajësojë mua…
Në vitin 2004, autoritet belge më thirrën si të dyshuar dhe pas dy muaj izolim u lirova pa asnjë kusht nga drejtësia greke. Në vitin 2010 gjykata belge më shpalli fajtor, ndërsa gjykata e Lartë, më dha pafajësinë…
Unë sot jam kryetar legjitim i Partisë Kristianë Demokratë… Kam hyrë në zgjedhjet e qershorit 2013, duke plotësuar të gjitha kushtet për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur… Nuk jam futur në këtë parlament nga dritarja, por jam futur nga dera…
Nuk lejoj askënd të hedhë baltë mbi mua…
Unë kam reaguar kur u publikua kjo çështje në mediat belge. Asnjë gazetar nuk më mori në telefon dhe e konsideroj këtë një shpifje të fëlliqur dhe kam identifikuar autorët e këtij sulmi. Gjëja më e keqe është shkatërrimi i imazhit për përfaqësuesin e popullit në këtë sallë. Unë nuk kam kërkuar mbrojtje as nga ministri Saimir Tahiri, apo kryeministri Edi Rama. Duhet tu them deputetëve të opozitës se asnjëherë nuk kam kërkuar ndihmë e kryeministrit e të ndonjë tjetri. Nuk jam skllav i askujt, por vetëm i Zotit. Unë do ta zgjidh çështjen time dhe të drejtën time, qoftë në gjykatat belge, të Tiranës apo të Strasburgut”.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.