DOSJA E PROKUROISË BELGE/ Viktima e Mark Frrokut në xhep kishte fotografinë...

DOSJA E PROKUROISË BELGE/ Viktima e Mark Frrokut në xhep kishte fotografinë e një gruaje me shënimin “Lume të dua”

82
0
Shares


“Besnik Morina ose Mark Frroku ose Pirro Safrani (Sofrani) është arrestuar në Amsterdam në kuadër të një çështje të shkeljes së ligjit për opiumin. Ai u dënua më datë 04. 12. 2002 nga Gjykata e Amsterdamit me 3 vjet heqje lirie. Ai u ekstradua në Belgjikë në kuadër të urdhër-arrestit ndërkombëtar të dates 10. 01. 2000 dhe u arrestua më 6 maj 2004. I marrë në pyetje ai nuk pranon të japë deklarime pa avokatin e tij. Ai deklaron që nuk ka vrarë njeri dhe nuk e njeh viktimën”, thuhet në dosjen e prokurorisë belge.

Zbulohet dosja e plotë me akt-akuzën belge në ngarkim të Mark Frrokut dhe katër personave të tjerë, të akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit më 5 mars 1999 në Bruksel.
Në dosjen që Prokuroria belge ka paraqitur përpara gjykatës në vitin 2009, Mark Frroku ka 4 identitete; Besnik Morina i lindur në 6 tetor 1972, Dritan Frroku, i lindur në 6 tetor 1972, Dritan Frroku lindur më 2 korrik 1969 dhe Pirro Soforani lindur më 2 korrik 1969.
Nga dosja belge, del në drite një fakt i panjohur më parë në Shqipëri. Sipas Prokurorisë belge, Mark Frroku rezulton i arrestuar dhe i dënuar në Holandë me 3 vite burg.
“Besnik Morina ose Mark Frroku ose Pirro Safrani (Sofrani) është arrestuar në Amsterdam në kuadër të një çështje të shkeljes së ligjit për opiumin. Ai u dënua më datë 04. 12. 2002 nga Gjykata e Amsterdamit me 3 vjet heqje lirie. Ai u ekstradua në Belgjikë në kuadër të urdhër-arrestit ndërkombëtar të dates 10. 01. 2000 dhe u arrestua më 6 maj 2004. I marrë në pyetje ai nuk pranon të japë deklarime pa avokatin e tij. Ai deklaron që nuk ka vrarë njeri dhe nuk e njeh viktimën”, thuhet në dosjen e prokurorisë belge.
Pas kësaj, në datë 7 maj 2004 ndaj Frrokut është caktuar masa e arrestit me burg, për t’u lënë i lirë dy muaj më pas. Por si kanë rrjedhur ngjarjet pasditen e 5 marsit 1999 dhe cilat ishin shkaqet që ëcuan në vrasjen e Aleksandër Kurtit, sipas prokurorisë belge?
Më 5 mars 1999 ora 17:45 Policia e Saint-Gilles zbulon në rrugen në hyrje të stacionit “Gare Du Midi, nr 47” trupin e njeë të riu ne agoni.
“E ka hundën komplet me gjak, hematoma të rënda poshteë syve, i plagosur në duar dhe në kraharorin e gjakosur paraqiste tre plage me thikë”, thuhet në raportin e policisë.
“Dy dëshmitarë kanë thënë përpara policisë që në orën 17:30 kanë parë tre persona që vraponin, njëri e kishte dorën të futur poshtë xhaketës dhe më pas hedh një thike të madhe poshtë kamionit të postës, 100 metra larg vendit të ngjarjes. Viktima u identifikua në baze të dokumenteve që kishte me vete si Azem Shkreli nga Jugosllavia i lindur më 8 shtator 1980. Karta e identitetit me emrin Azem Shkreli kishte të shënuar një person të kontakit në raste urgjence: Nikolas Kurti. Gjithashtu u gjet edhe një foto e prerë e një gruaje, pas të ciles shkruej: “Lume, Ti amo, Je T’aime dhe Të dua 27. 01. 1999, kujtim për shokun tim Aleksandrin. Pas hetimeve të para, rezulton së bëhet fjale për larje hesapesh në mesin e grupeve të prostitucionit shqiptar”, shkruhet në akt-akuzën belge.
“Nikolas Kurti, i kontaktuar ka shpjeguar se bëhet fjale për vëllain e tij Aleksandër Kurti, i datëlindjes 13 janar 1975 nga Shqipëria. Sipas tij identiteti i rremë ishte përdorur nga i vëllai për të përfituar azil politik si shtetas kosovar. Nikolas Kurti u ka treguar hetuesve belgë më datë 13. 12 .2000 se ështeë informuar nga vëllai i tij tjetër, George, për mbledhjen e baballarëve të zhvilluar më 28 mars 1999 në Shkoder, ku ishin të pranishëm babi i viktimës, vëllai i viktimës, babai i Mark Frrokut, babai i Lekë Bib Djafeës dhe babai i Hileë Jokes.
Mbledhja e baballarëve konfirmoi se vrasja e Kurtit është bërë për shkak të Lumes. Gjithashtu Nikolas Kurti deklaron se dy dite përpara vrasjes, Aleksandër Kurti i ka telefonuar motrës së madhe që të paralajmëronte kunatin e tij Ardjanin që teë merrte në telefon këteë numër dhe të kontaktonte me një person ‘Beni’”, vijon akt-akuza.
“’Nëse kunati nuk e merr në telefon Benin, një person do vdesë brenda 24 orëve’. Sipas Nikolas, vëllai i tij kishte mosmarrëveshje me një person që quhej Beni, që sipas aktakuzes belge eshte Arben Frroku, vëllai i madh i tre vellezerve Frroku, tutor të prostitutave Lume, Mira dhe Zana. Nikolas Kurti deklaron se Arben Frroku është urdhërues i vrasjes së Aleksandeër Kurtit dhe është ekzekutuar nga vëllai  i tij, Mark (Besnik Morina)”, vijon akta-akuza.
“Gjithmone sipas deklarimeve të Nikolas, në mbledhjen e baballareve është thënë që ditën e ngjarjes ka pasur diskutime mes viktimës dhe tre djemeve të tyre neë stacionin Gare du Midi. Një person i katërt u përfshi në bisedë dhe tonet u acaruan. Ky person, nxori një thikë. Vrasësi është pikërisht ky person. Lidhja mes viktimës dhe Lumes po bëhej më shumë se profesionale dhe mund të vinte në rrezik gjithë organizatën, e cila trafikonte femra shqiptare nga Italia, në drejtim të Brukselit e më pas në Londer”, shkruhet në materialin e Prokurorisë belge.
“Por vecc dëshmisë së vellait të viktimës, prokuroria e Belgjikes, ka administruar dhe disa dëshmi të tjera, mes tyre dhe të një vajze të prostituuar, me inicialet E. U., e cila ka qenë e vetmja dëshmitare që ka pranuar të dëshmojë me emrin e saj. E pyetur nga prokurorët belgë mbi vdekjen e Kurtit ajo deklaron se ka marrë nje telefonate nga tutori i saj, Leka diteën e ngjarjes më 05. 03. 1999. Në këtë telefonatë ai i kërkonte që të shkonte në apartamentin e tij që ndodhet mbrapa stacionit Gar dy Midi. Duke qenë se ajo punone të Charlerua, ajo arriti në Bruksel gjatë mbrëmjes. Kur u takuan, Leka i deklaroi që duhet të ikte nga Belgjika duke qenë se kishte marreë pjesë në një sherr në Midi dhe si pasojë një shqiptar kishte vdekur. Ata folën shumë pak pasi një person erdhi dhe e mori. Disa diteë me voneë vajza me inicialet E. U., merr një tjetër telefonatë nga Leka dhe i shpjegon se ça kishte ndodhur. Ishte në shoqërinë e Aleksit (Besnik Vuka) Hiles (Arjan Bytyci) dhe Markut (Besnik Morina). Por ajo beson gjithashtu që dhe Beni ka qenë me ta. Personi që e ka qëlluar me thikë Kurtin ishte Aleksi. Pas ngjarjes ata u larguan nga Belgjika, njeri iku me tren në Gjermani, ndërsa tre të tjerë u shoqëruan nga Kola deri në Itali”, ka thëneë deshmitarja.
“Po ashtu janë të dokumentuara dhe katë dëshmi anonime, pasi personat nuk kanë pranuar të behen publike të dhënat e tyre, ëte dhena të cilat dihen nga prokurorët dhe gjyqtarët. Të katërta dëshmitë theksojnë se në rrethana të ndryshme janë informuar lidhur me këtë ngjarje dhe kanë arritur të identifikojne Mark Frrokun si një prej personave organizatorë të vrasjes. Të gjithe dëshmitarët, pohojnë se shkak për këteë vrasje është bërë një prostitute e njohur me emrin Lume, të cilën Kurti e kishte kërkuar ta takonte, në të kundert sipas dëshmitarëve, ai do t’i tregonte familjes së saj lidhur me punën që ajo kryente në Belgjikë. E ndodhur përpara këtij kërcënimi, ajo ka njoftuar vëllain e tutorit të saj, Markun, i cili ka organizuar dhe pritën ndaj Aleksandër Kurtit, duke e vrarë atë”, thuhet më tej në shkresën e Prokurorisë së Belgjikës.
“Me këto prova, Prokuroria belge i është drejtuar Gjykatës, e cila për 5 të pandehurit e kësaj çështje, Mark Frroku, Besnik Vuka apo Alex Vuka, Arjan Bytyçi apo Hile Joka apo Hile Morina, Lekë Bibë Djafa apo Lekë Qafa dhe Alfred Kola, në 15 janar 2010, ka vendosur dënimin e secilit me nga 10 vjet burgim. Por pas ankimimit Gjykata e Kasacionit me vendimin e datës 24 Mars 2010, ka kthyer çështjen për rigjykim dhe pritet që neë tetor të këtij viti të nisë rigjykimi i kësaj çështje”, përfundon shkresa e mbërritur nga Belgjika.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY