Edi Ramën nuk e bind Saimir Tahiri, keqpërdor FBI-në për ti dalë...

Edi Ramën nuk e bind Saimir Tahiri, keqpërdor FBI-në për ti dalë në mbrojtje ministrit

64
0
Shares

U duk si një replikë sot në seancën plenare të Parlamentit ndërhyrja e Saimir Tahirit ndaj akuzave të ish-kryemisnitrit Sali Berisha. Por në fakt ajo nuk ishte asgjë më shumë se një retorikë boshe e minsitrit të Brendshëm. Kjo, për faktin se ndërsa Berisha akuzoi dhe denoncoi ministrin e Brendshëm se i ka shkuar në qelinë e burgut ish-shefit të Interpol, Artan Bajraktarit, për ti kërkuar ta ruajë e të mos tregojë të vërtetën, nga ana e tij, Tahiri, në emër të replikës, pse i ishte përmendur emri, doli në foltoren e parlamentit, nxorri nga xhepi fjalimin që kishte përgatitur dhe foli për shumë gjëra, por nuk mohoi akuzat e ish-kryeministrit.
Kjo me sa duket nuk i pëlqeu as kryeministrit, i cili ndërsa kuptoi që retorika e ministrit vartës të tij për “suksese” të policisë, apo edhe deri “premtimet” për “dekriminalizim të medias”, “nuk ngjitën”, u detyrua të hyjë vetë në debat duke tentuar ti dalë në mbrojtje ministrit të vetë. Në këtë tentativë, mes sforcove pse edhe lavdet e tij për policinë nuk “po ngjisnin” ndër deputetë, nxori kartën e “binjakëzimit” me FBI-në, të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përfshirja si “gogol”, në një debat parlamentar shqiptar, e FBI-së amerikane, saktësisht e “bindjeve të krijuara (nga FBI) për seriozitetin dhe vlefshmërinë e punës së bërë deri tani nga policia dhe Ministria e Brendshme”, shpejt u duk një shpresë e kotë e Edi Ramës, i cili përpos pritshmërisë se do krijonte ndonjë goditje” te deputetët e opozitës, u detyrua “të dalë nga vetja”, në kufijtë sa filloi të merrej personalisht me Jozefina Topallin e Genc Pollon, duke harruar se doli në podiumin e Kuvendit për të bërë suflerin e Saimir Tahirit…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY