Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gratë më të bukura në botë, 10 qytetet ku mund të gjenden

04/04/2015
Gratë më të bukura në botë, 10 qytetet ku mund të gjenden
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në dhjetëshen e qyteteve ku mund të gjenden gratë më të bukura në botë, përfshihen Seuli, Amsterdami, Montreali, Tel Aviv, Moska etj. Bie në sy fakti se në këtë klasifikim dominojnë qytetet evropiane, në krye të të cilave pozicionohet kryeqyteti i Ukrainës, Kievi
Revista e udhëtimeve ‘Travelers Digest’ ka shpallur klasifikimin e 10 vendeve me gratë më të bukura në botë. Çdo qyteti i është bashkangjitur motivacioni se përse është zgjedhur për të qenë pjesë e kësaj liste. Zbuloni se në cilat qytete përqendrohet numri më i madh i femrave të bukura.
10. Montreal, Kanada. Është qyteti i duhur për ata që kanë dobësi ndaj grave që flasin disa gjuhë. Finesa dhe kultura e këtyre femrave që flasin rrjedhshëm anglishten dhe frëngjishten është një nga pikat kyçe që i bën interesante në sytë e mbarë botës.
9. Seul, Korea e Jugut. Koreanet janë femrat më të preferuara aziatike për shkak të karakteristikave fizike që kanë. Nuk janë shumë të gjata, por as të shkurtra. Çelësi i hijeshisë së tyre qëndron te sytë në formë bajamesh dhe linjat delikate të fytyrës. Të kujtojnë pak a shumë geishat e filmave.
8. Amsterdam, Holandë. Femrat holandeze konsiderohen si gratë më moderne dhe largpamëse. Disa i cilësojnë si shoqëruese ideale në çdo lloj veprimtarie, veçanërisht në aktivitete festive. Edhe këto shquhen për shtat-lartësinë e tyre dhe flokët biondë.
7. Tel Aviv, Izrael. Ajo që të godet nga gratë e këtij qyteti, është hijeshia enigmatike që kanë me lëkurën e errët dhe sytë ‘smeraldi’
6. Moskë, Rusi. Rusia mburret për gra të pa rezistueshme, me flokë të verdhë dhe sy të kaltër. Gjithashtu, janë të sjellshme dhe miqësore. Shumë prej modeleve më të bukura në botë janë ruse.
5. Sofje, Bullgari. Bullgaria është një vend disi i nënvlerësuar, por midis cilësive që pak janë të njohura për të huajt, bëjnë pjesë edhe gratë, që të magjepsin me bukurinë e tyre hipnotike me sy të kaltër dhe flokë të errët.
4. Buenos Aires, Argjentinë. Gratë e Amerikës së Jugut janë shembull i bukurisë shpërthyese. Me buzëqeshjen dhe dëshirën për tangon, si biondet dhe zeshkanet argjentinase të joshin me pasionin e tyre.
3. Nju Jork, SHBA. Në qytetin që nuk fle kurrë, nuk është e vështirë të hasësh modele dhe gra të rafinuara në bulevardet e Bruklinit, mbas të cilave është e pamundur të mos lësh mendjen.
2. Stokolm, Suedi. Suedia është vendi ideal për ata që gratë i preferojnë të gjata dhe bionde. Me një bukuri të akullt, por delikate, shtatlarta, bionde natyrale, me sy dhe lëkurë të çelur ato janë ato tërheqin imagjinatën mashkullore më shumë se të tjerat.
1. Kiev, Ukrainë. Fitueset e pakundërshtueshme të klasifikimit janë pikërisht ukrainaset. Mund të admirosh bukurinë e tyre ndërsa marrin rreze dielli me bikini buzë brigjeve të lumit Dnieper. Kanë një hijeshi unike dhe egërsia e tyre në konturet e feminilitetit të magnetizon.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026
Berisha takon Stephen Harper në Zagreb, ngre alarmin për “autokraci elektorale” në Shqipëri

Berisha takon Stephen Harper në Zagreb, ngre alarmin për “autokraci elektorale” në Shqipëri

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.