Vëllai 25 vjeçar i Albin Mexhajt, personi i cili akuzohet se furnizonte me armë Julian Sinanajn ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit gjatë operacionit të koduar “C4&CO”.
Policia e qytetit bregdetar kanë arrestuar në mesnatë Fatjon Mexhaj, me origjinë nga Puka, dhe banues në Vorë të Tiranës, ndërsa transportonte rreth 20 kg lëndë eksplozive e dyshuar C4. Sasia e tritolit ishte e ndarë në 19 kallëpe të cilat ishin përgatitur për shpërthim.
Sipas policisë, 25 vjeccari me precedent të mëparshëm penalë, u arrestua pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Sektori për Narkotiket dhe Trafiqet Durrës, ndërkohë që operacioni C4&CO vazhdon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e C4-s.
Vëllai i Fatjon Mexhaj Albin Mexhaj rreth një vit më parë u arrestua nga policia e Tiranë, për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që gjatë hetimit u zbulua se ishte një nga personat që furnizonte me armë vrasësin me pagesë Julian Sinanaj, i pohuar nga vet ky i fundit para hetuesve.
Nga ana e tij Albin Mexhaj ka mohuar të ketë lidhje me Julianin.
Albin Mexhaj u arrestua më 4 shkurt 2014, pasi u kap teksa shiste 3 pistoleta, por më 5 qershor 2014 iu komunikua dhe një akuzë tjetër
Grupi hetimor i bandës së tritolit, ku bënte pjesë dhe i dyshuari si vrasës serial Julian Sinanaj, zbuloi se Mexhaj, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, ka qenë personi që furnizonte me armë dhe municione të akuzuarin si vrasës me pagesë.
Ndaj tij Gjykata e Shkalles së Parë për Krimet e Rënda Tiranë mori vendimin nr. 280, datë 03. 06. 2014 dhe aktit nr. 208 për arrest me burg
Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Mexhaj dyshohej t’i kishte shitur 2 pistoleta dhe një antiplumb Julian Sinanajt, armatime të gjetura gjatë kontrollit në banesën e tij të fundit. Nga ana tjetër, nga hetimet ka rezultuar se njeriu që luante rolin e kontaktuesit të Sinanjt me Mexhajn ishte Ndriçim Gjokonaj, sepse të dy kishin njohje të mëparshme.





