Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Malltezi: Rama i shpall “Monumente Kulture” paligjshmëritë e Koços, dosja në prokurori

04/04/2015
Malltezi: Rama i shpall “Monumente Kulture” paligjshmëritë e Koços, dosja në prokurori
Share on FacebookShare on Whatsapp

Image GalleryJamarbër Malltezi ka denoncuar nga selia e PD-së, ligjet dhe planet urbane që shkelen haptazi nga miqtë politikë të Edi Ramës, njeri prej të cilëve Koço Kokëdhima, ndërsa, sipas Malltezit, qytetarët e thjeshtë përballen me arrogancën e pushtetit.
“Rama na mallëngjeu me deklaratën e tij: ‘Ne do bëjmë shtet. Kush shkel ligjin është i papranueshëm’. Në fakt, shteti i Edi Ramës i burgos të varfrit për një tendë pa leje në shtëpinë e tyre. Por shteti i Edi Ramës mbyll sytë kur kalon nga Zogu i Zi ku ndërtesa 6 katëshe pa leje e deputetit të tij Abazi ka bllokuar diellin dhe ajrin e fqinjëve deri në katin e 6-të. Shteti i Ramës po e paguan në natyrë me mushkëritë e Tiranës ndërtuesin bujar të sarajeve të Surrelit. Shteti i Ramës fshihet dhe ikën në drejtim të paditur kur përballet me paligjshmëritë e Koçove, Sadrive, Vangjushëve, dhe gjithë Metastazave të Oligarkisë kur këta shkelin dhjetëra ligje njëherësh.
Partia Demokratike po i jep mundësinë Ramës që ta mbajë fjalën dhe mos gënjejë si gjithnjë dhe për gjithçka. Partia Demokratike depozitoi në Prokurori kallëzimin penal të argumentuar në 12 faqe lidhur me paligjshmërinë e Koços.
Sarajet e Koços dhunojnë jo 1 apo 2 por plot 10 ligje dhe 2 plane urbane. Ato përfaqësojnë një obelisk të anti-ligjit në Shqipëri. Për fat të keq, në vend që të deklaronte prishjen e obeliskut më të madh të anti-ligjit në Shqipëri, javën e shkuar Edi Rama premtoi që do i bëjë edhe një shëtitore përpara. Ky është tregues i llojit të shtetit që do të bëjë Rama.
Ndërkohë që po i shpall paligjshmëritë e Koços si “Monumente Kulture që mbrohen nga shteti i Edit” janë me qindra shtëpi e dyqane që u janë shembur të pamundurve pa procedure, pa ligj, dhe madje pa u dhënë kohë të sistemohen diku.
Koço shkel të gjithë ligjet e urbanistikës, mbrojtjes së mjedisit, lejeve mjedisore, rezervave ujore, planifikimit dhe kontrollit të territorit, inspektimeve të ndërtimit si edhe 2 Plane Urbanistike në fuqi, përkatësisht Planin e Zhvillimit të Bregdetit të Jugut dhe Planet e Detajuara Vendore të Bashkisë Himarë.
Ja tek janë hartat e Planit Rajonal dhe Planit të Detajuar Vendor që tregojnë sarajet e Koços në dhunim të plotë të këtyre planeve.
Kallëzimi penal përfshin veprat “Ndërtim i paligjshëm”, “Pushtim i tokës”, “Dëmtim të mjedisit”, “Shpërdorim i detyrës”, si dhe çdo vepër tjetër të konsumuar apo të mbetur në tentativë që do dalë nga hetimet si p. sh.:, “falsifikim dokumentesh” apo “dëshmi e rreme” nga drejtuesit e policisë.
Shpresojmë që Prokuroria që ka hapur çështje penale edhe për një tende pa leje në tokë të vet tek “armiqtë e partisë” dhe qytetarët e thjeshtë, do të këtë kurajën të çojë para ligjit Koçon për këto shkelje flagrante të 10 ligjeve dhe 2 planeve urbanistike në fuqi.
Nëse qeveria nuk ka qejf të zbatojë shtetin ligjor në rastet kur cenohen interesat e Koçove të pushtetit, të paktën ta bëjë në mënyrë ligjore, dhe të shtojë në Kushtetutë nenin “Çdo ligj shpallet i pavlefshëm nëse bie ndesh me dëshirën e Metastazave të oligarkisë së pushtetit”, përfundoi Malltezi.

 
Ligjet e dhunuara nga Koço Kokëdhima
1.      Ligji “Për urbanistikën”, i ndryshuar;
2.      Ligji “Për Rezervat Ujore”;
3.      Ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit;
4.      Ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”
5.      Ligji “Për Lejet Mjedisore;
6.      Ligji “Për planifikimin e territorit”
7.      Ligji “Për inspektimin e ndërtimit”
8.      Ligji “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”
9.      Ligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
10.  Ligji “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”

 
Planet Urbanistike qe dhunon Koço Kokëdhima
1.      Planin e zhvillimit të Bregut të Jugut, miratuar me Vendimin nr. 1, datë 17/07/2008,
të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), ish KRTRSH;
2.      Planet e Detajuara Vendore të Bashkisë Himarë, vendimi nr. 1 datë 01.06.2012 i KKT;

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.