Javën që vjen Prokuroria do t’i drejtohet gjykatës së Shkallës së Dyte ë Krimeve të Rënda, me apelim, duke u mbështetur te dëshmitari i mbrojtur, për ccështjen e Arben Frroku. Zyra e shtypit pranë Prokurorit të Përgjithshëm ka reaguar duke thënë, se akuza nuk komenton vendimin e gjykatës por brenda javës ata do të apelojnë këtë vendim pasi provat dhe dëshmitë e depozituara në gjykatë faktojnë vrasjen e kryer nga Arben Frroku. Sipas të njëtave burime, mësohet se sapo gjykata të japë vendimin e arsyetuar, atëherë nga akuza do të ketë dhe një qëndrim zyrtar për pafajësinë e biznesmenit.
Pas rreh dy vitesh në paraburgim dhe 48 seanca gjyqësore, Arben Frroku i cili dyshohej për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj fitoi pafajësinë. Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në cilësinë e kryesuesit të 5 gjyqtarëve në seancën pranë krimeve të rënda Dritan Hallunaj një ditë më parë rrëzooi provat e akuzës., ndër të cilat ishin dëshmia e personit të mbrojtur, eksperimenti kohor, përgjimet telefonike, alibinë se Frroku ndërroi makinë pas vrasjes pretendim i akuzës si dhe me ekspertin e 21 janarit Ndoc Çardaku u rrëzua dhe prania e elementëve të qitjes gjetur na pallton e Frrokut.





