“Pse Rama i dërgoi në qeli Shullazin Durim Bamit për të ndryshuar dëshminë!”.
Me këë pyetje e nis mesazhin e tij në “facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili sqaron se Emiliano Shullazi ishte personi që me uniformë policie, hyri dhe kërcënoi Durim Bamin në qeli.
“… personi që i shkoi në qeli Durim Bamit, me uniformë të oficerit të RENEA-s dhe që i tregoi fotografinë e rrugës dhe shtëpisë ku i kishte fshehur Durim Bami fëmijët në Zvicër dhe që i tha ndrysho dëshminë që i ke dhënë Doshit ose fëmijët zhduken, ishte vet drejtuesi ‘de facto’ i Policisë së Shtetit, Emiljano Shullazi”, shkruan Berisha.
Më tej ish-kryeministri bën të ditur se Emiliano Shullazi dhe Durim Bami, kanë pasur lidhje të vjetra, sikurse edhe precedentë kriminalë, tashmë “të arkivuara sipas Berishës, me urdhër të Saimir Tahirit.
“Po këto burime më njoftojnë se Emili i Partisë ka lidhje të vjetra të njohura krimi me Bamin. Kështu, në muajin gusht 2010, mbi bazën e informacioneve të ardhura nga Drejtoria e Policisë Qarku Tiranë, shtetasi Durim Bami për llogari të Emiljano Shullazit po përgatitej për vrasjen me pagesë të shtetasit E. L. Mbi bazën e këtij informacioni, strukturat e Departamentit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe konkretisht Drejtoria e Luftës Kundër Krimeve të Rënda organizon hetimet paraprake dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në datën 01. 09. 2010 materiali i referohet Prokurorisë rrethit Gjyqësor Tiranë dhe
regjistrohet për procedim penal. Në këtë dosje me emërtimin ‘Superkarat’, Durim Bami është i evidentuar si person me precedent të fortë kriminal, si vrasës me pagesë dhe si lidhje e fortë e Emiljano Shullazit dhe është ndjekur me të njëjtën dosje. Por dosja ‘Superkarat’ është tashmë nje dosje e arkivuar nga Policia e Shtetit me urdhër të Sajmir Shullazit. Për të gjitha këto arsye, Rama dhe Tahiri i besuan Shullazit Bamin dhe ndryshimin e dëshmisë së tij. Gjatë takimeve në zyrën e tij dhe në rezidencat qeveritare, thuhet se Tahiri u dashurua me Bamin saqë i hoqi dhe përgjimin që në të cilin ishte vendosur ai pas vrasjes së Santos, dhe kur policë gjyqësore i përmendën dhe Bamin si autor të mundsheëm të tritolit në farmacine e tij, Sajmiri reagoi pa e kontrolluar veten, ‘jo jo mos e ngatërroni atë, ai është çun shumë i mirë!’”, përfundon mesazhin ish-kryeministri Sali Berisha.




