Gjanica del nga shtrati, përmbyten banesa e biznese në dy lagje të...

Gjanica del nga shtrati, përmbyten banesa e biznese në dy lagje të Fierit

115
0
Shares

Shirat e natës së kaluar kanë nxjerrë në mënyrë të përsëritur lumin Gjanica nga shtarti, ndërsa banorë e biznese të dy lagjeve, “1 Maji” dhe “Konferenca e Pezës”, janë gjendur mëngjesin e sotëm të përmbytur.
Niveli i Gjanicës ka arritur në mbi 1.5 metër mbi shtratin e tij, duke bërë që me daljet e përsëritura përgjatë dimrit që sapo shkoi, por tashmë edhe në pranverë, ta shkaktojë dëme të shumta në banesa e biznese. Banorë të shumtë kanë denoncuar në mënyrë të përsëritur, dëmet, djegien e elektroshtëpiakeve, por edhe shkatërrimin e mobiljeve të tjera, ndërsa nuk shpresojnë në ndonjë dëmshpërblim, për shkak se asnjëherë më parë, nuk e kanë përfituar një të tillë.
Shkaku banal, pastrimi i shtratit të këtij lumi, përcillet me indiferentizëm nga pushteti vendor e qendror, të cilët ende deri më sot nuk kanë ndërmarrë në gjë të tillë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY