Monika Kryemadhi në 41 vjetorin e saj, “kështjella e LRI-së”

Monika Kryemadhi në 41 vjetorin e saj, “kështjella e LRI-së”

154
0
Shares

Monika Kryemadhi, deputete e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 41 vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të shënuar për atë, të rinjtë e LRI-së, i kishin përgatitur si surprizë, një tortë gjigante, në formën e kështjellës, mbi të cilin lexohej mbishkrimi, “ti je kështjella jonë”.
Të rinjtë e LRI-së kanë menduar të jenë ata të parët që do ta urojnë e surprizojnë Kryemadhin qe në orët e para të ditës së sotme. Për këtë ata kanë organizuar një festë të veçantë, pjesë e së cilës ishte dhe torta e ditëlindjes me një mbishkrim mjaft të veçantë e domethënës.
Monika Kryemadhi ka lindur më 9 prill, të vitit 1974 në Tiranë. Ajo është bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, njëkohësisht edhe Kryetarë i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga martesa ata kanë 3 fëmijë Bora, Besar dhe Era.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY