Durrës, prishja e pazareve të drogës, u kthye sot nga Blegjika, plagosi...

Durrës, prishja e pazareve të drogës, u kthye sot nga Blegjika, plagosi me thikë shokun

66
0
Shares

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit pasi është konfliktuar me shokun e tij. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 29-vjeçari me iniciale A. C. Policia dyshon se konflikti mes autorit dhe 29-vjeçarit ka ardhur pas prishjes së pazarave të dorgës në Belgjikë, pasi të dy personat janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme. Madje autori, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ditën e sotme ishte kthyer në Shqipëri nga Belgjika.
Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tij duke ngritur postblloqe në pikat kyçe të qytetit. Ndërkaq i plagosuri është transportuar në spital, ku sipas mjekëve është në gjendje të rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY