Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Xhelal Mziu: Pretenca ishte e Taulant Ballës, vedimi i gjykatës

10/04/2015
Xhelal Mziu: Pretenca ishte e Taulant Ballës, vedimi i gjykatës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas vendimit të sotëm të gjykatës, për dënimn me dy vjet burg të kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka reaguar zyrtarisht, duke cilësuar këtë vendim një skemë e Edi Ramës për të marrë këtë bashki, pretencën për të cilën e bëri një ditë më parë Taulant Balla dhe e ktheu sot në vendimarrje gjykata.
“Përmes këtij komunikimi dua të informoj opinionin publik dhe qytetarët e Kamzës, në lidhje me atë që është një skemë gjakftohtë, e mirëmenduar e Edi Ramës për të përdorur çdo mjet në arritjen e synimeve të tij. Synimi i tij është marrja e Kamzës, dhe meqenëse me votë e ka pasur dhe e ka të pamundur, atëherë Edi Rama ka futur në veprim çdo instrument, edhe në shkelje të ligjit, për të shmangur garën e rivalitetin. Vendimi i sotëm është marrë në kushtet e një presioni të paprecedentë politik. Vetëm një ditë më parë, përfundimet e këtij vendimi u lexuan nga numri dy i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Parlament. Shpifës Balla haptazi kërkoi nga Kuvendi që gjykata sot të më dënonte me çdo kusht.Ky vendim, një ditë pas pretencës së bërë nga mazhoranca në seancën plenare, u komentua sot në mënyrë festive nga Edi Rama, nga selia e Partisë Socialiste”, shprehet Mziu në një komunikim me median.
Më tej Mziu e quan procesin ndaj tij, një përndjekje të nisur me urdhër politik, ndërsa akuzën, e konsideron qesharake.
“Rama foli me një kënaqësi perverse si për të thënë që e hodha hapin e parë drejt Kamzës.
I ndikuar politikisht, i diktuar ka qenë procesi ndaj meje që ditën e parë. Ka nisur me urdhër politik përndjekja ime dhe përndjekje ka qenë në çdo moment, pasi për asnjë çast nuk ka patur proces të rregullt ligjor. Akuza është qesharake, dhe ajo është një dosje që studentët e vitit të parë të drejtësisë do ta hidhnin menjëherë në kosh pasi nuk ka asnjë argument ligjor”, vijon më tej kryebashkiaku u Kamzës, njëherazi edhe kandidat i konfirmar nga PD, për këtë bashki në zgjehdjet e 21 qershorit 2015.
Duke ia lënë në dorë avokatëve sqarimin e opinionit publik, Mziu ndalet në tri momente, që sipas tij nxjerrin zbuluar këtë farsë.
“Avokatët e mi do ta sqarojnë opinionin publik me detaje të hollësishme, se si është ngritur nga hiçi, nga zeroja, një akuzë që është thjesht një shërbim politik për Edi Ramën. Ia vlen të theksohen 3 momente që e nxjerrin zbuluar dhe farsë këtë proces: Nuk ka asnjë dëm ekonomik, nuk është shpenzuar asnjë qindarkë publike, pra nuk ka asnjë pasojë; Kompania që ka bërë kallëzimin penal nuk ka paraqitur asnjë nga dokumentat e kërkuar nga ligji për lidhje kontrate; Përsa i përket aplikimit të taksave lokale, vetë prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj meje për të njëjtën akuzë për taksën e vitit 2014. Çfarë do të thotë se vetë Prokuroria e ka rrëzuar këtë akuzë”, sqaron Mziu.
Duke siguruar zgjedhësit e tij se nuk do të detyrojë asgjë ta largojë nga kjo garë, ai e quan , gjithë procesin, si politik.
“Eshtë politik ky proces ndaj meje, dhe mund të vëreni se si vendimi merret pikërisht përpara nisjes së fushatës, dhe ndërkohë që unë jam shpallur zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e re të Kamzës. Por dua të siguroj qytetarët e banorët e Kamzës dhe Paskuqanit, se asgjë nuk me bën të tërhiqem nga angazhimi që kam për t’u shërbyer atyre, për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e tyre. Kushtetuta e Shqipërisë i njeh pafajësinë çdo qytetari i cili nuk është gjetur fajtor me vendim të formës së prerë, dhe i tillë është vetëm vendimi i Gjykatës së Apelit. Dua të shpreh publikisht gatishmërinë time të plotë për të zbatuar çdo vendim gjykate, duke mbajtur të gjitha përgjegjësitë e mia ligjore, politike dhe morale, dhe për ta ndjekur e apeluar çështjen deri në fund. Kam besim tek drejtësia dhe ligji, edhe pse asnjëherë më parë gjyqtarët nuk kanë qenë nën një presion të tillë të hapur politik nga kryeministri i vendit.
Kontrata që kam me banorët e zonës time është e pathyeshme, e pamundur të cënohet nga Edi Rama dhe urdhërat e tij politikë”, përfundon komunikimin e tij Xhelal Mziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.