Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hillary Clinton ambicia për Shtëpinë e Bardhë dhe e shkuara e saj si sfida më e madhe

13/04/2015
Hillary Clinton ambicia për Shtëpinë e Bardhë dhe e shkuara e saj si sfida më e madhe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Peisazhi politik në përgatitje për zgjedhjet presidenciale amerikane ka ndryshuar. Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton shpalli dje kandidaturën e saj për garën presidenciale të vitit 2016. Ajo është favoritja e shumë grupeve të grave, të rinjve dhe për momentin pretendentja më e fortë e kampit demokrat.
Shtatë vjet më parë, ajo e filloi garën si kandidatja favorite, dhe këtë radhë ndoshta edhe më shumë. Në pjesën më të madhe të anketimeve, Hillary Clinton është 50 pikë përpara kandidatit demokrat më të afërt. Ish-aspirantja për presidente e vitit 2008, rikthehet në garë pas disa dekadash në jetë publike, si zonjë e parë, si senatore e Shteteve të Bashkuara, dhe si sekretare shteti me Presidentin Obama. Me emrin e saj të mirënjohur në politikë, Hillary Clinton është konsideruar prej kohësh si kandidatja kryesore e demokratëve për vitin 2016, duke patur kështu një numër të kufizuar sfidantësh politikë.
Analisti politik Charlie Cook, i “Charlie Cook Political Report”, thotë se sfida më e madhe për fushatën e znj. Clinton mund të jetë e shkuara e saj.
“Mendoj se në njëfarë mënyre, Hillary Clinton do të garojë me vetveten. Asaj i duhet të tregohet e përshtatshme për shekullin e 21-të. I duhet të jetë e orientuar më shumë drejt së ardhmes sesa të shkuarës. Po ta mendosh, ajo ka pjesën e saj në 16 nga 24 vjet në Shtëpinë e Bardhë, në një kohë kur njerëzit po kërkojnë një ndryshim”.
Ndërkohë që Clinton po përballet me rivalitet të kufizuar për të marrë emërimin demokrat, një vazhdë e gjatë me kandidatë janë duke luftuar për emërimin republikan.
Pas njoftimit të djeshëm në mediat sociale, zonja Clinton do të ketë takime me votuesit në shtetet ku do të zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve partiake. Raundi i parë i votimeve paraprake për zgjedhjen e kandidatit demokrat për president do të zhvillohet në shkurt 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026
Berisha në Kuvendin e PD: Nuk do t’ju drejtoja kurrë po të mos besoja te fitorja

Berisha në Kuvendin e PD: Nuk do t’ju drejtoja kurrë po të mos besoja te fitorja

30/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

30/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

30/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.