Prokuroria 28 dosje për pornografinë, asnjë të pandehur apo të dënuar nga...

Prokuroria 28 dosje për pornografinë, asnjë të pandehur apo të dënuar nga drejtësia

67
0
Shares

Hetimet e rasteve të pornografisë mbeten një sfidë e madhe për prokurorinë shqiptare, e cila për vite me radhë nuk kishte regjistruar asnjë denoncim të tillë. Por, ndryshe nga katër vitet e fundit, viti 2014 shënoi një numër relativisht të lartë, ku denoncoheshin rastet e pornografisë. Referuar të dhënave të raportit vjetor që Prokurori i Përgjithshëm i ka dorëzuar Kuvendit, rezulton se janë regjistruar 28 procedime penale për këtë vepër, me një person të dyshuar, por ende nuk ka asnjë të pandehur apo të dënuar nga drejtësia.
“Nga të dhënat statistikore vërehet se gjatë viteve 2010, 2011, 2012 dhe 2013 nuk është regjistruar asnjë procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 117 i Kodit Penal ‘Pornografia’, ndërsa në vitin 2014 janë regjistruar 28 procedime penale”, thuhet në raport, ku shumica e rasteve janë regjistruar në Tiranë, më pas vjen Fieri, Vlora dhe Durrësi. Një rast është regjistruar edhe në Shkodër.
Në vijim duke iu referuar raportit, rezulton se për “Veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit” është shënuar një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet para-ardhëse. Numrin rekord e shënon vepra penale e përndjekjes dhe dhunës në familje dhe duket se tendencat për kryerjen e veprave të tilla penale nga persona apo grup personash janë në rritje.
Dhuna në familje është një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare. 1215 denoncime janë regjistruar në prokurori për dhunën në familje, thuajse më shumë se dyfishi i rasteve krahasuar me 2013. Faktorët kriminogjenë që ndikojnë në ecurinë e veprës penale të dhunës në familje, kanë të bëjnë me arsimin e personave të marrë si të pandehur si dhe me nivelin e papunësisë”, theksohet në raport.
Përndjekja është një vepër që hyn në grupin e atyre veprave penale kundër moralit dhe dinjitetit dhe ka shënuar një rritje drastike sidomos përgjatë 2014. Në vitin 2013 janë regjistruar 74 kallëzime në prokurori për përndjekje, ndërsa 2014-ta ka shënuar numrin rekord të rasteve, me plot 140 të tilla. Karakteristikë e veçantë është se ndryshe nga veprat e tyre, përndjekja nuk kryhet vetëm nga persona me nivel të ulët socio-kulturor, por edhe nga persona të arsimuar dhe në gjendje të mirë ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY