Avokatja belge mbërrin Shqipëri, takon Mark Frrokun në qeli

Avokatja belge mbërrin Shqipëri, takon Mark Frrokun në qeli

110
0
Shares

Në Shqipëri ka mbërritur avokatja belge, e Mark Frrokut, Carine Couquelet, e cila ka bërë mbrojtjen e deputetit shqiptar në Belgjikë për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në 1999.
Mësohet se avokatja belge ka sjellë prova dhe fakte që do të lehtësojnë pozitën ligjore të Frrokut të akuzuar për vrasje, kanosje, shfrytëzim prostitucioni dhe fshehje të pasurisë.
Avokatja belge është sot takuar me klientin e saj në qelitë e paraburgimit 302. E shoqëruar nga dy avokatët shqiptarë Genc Gjokutaj dhe Sajmir Visha avokatja belge e ka takuar për rreth një orë në qelin e paraburgimit “Mine Peza” deputetin Mark Frroku. Mësohet se Couqelet ka sjell nga Belgjika një kopje të dosjes së plot dhe është konsultuar me deputetin në lidhje me nisjen e procesit gjyqësor në Belgjikë. Ajo i ka thënë deputetit Frroku se me datë 12 tetor pranë Gjykatës së Krimeve të rënda në Belgjikë është parashikuar nisja e procesit gjyqësore ndaj tij. Duke njoftuar edhe për rrugën që do ndjek në atë process gjyqësor. Vizitën e avokatës belge e konfirmuan mbrojtësit shqiptarë të cilët thanë se nisja e hetimeve në Shqipëri për të njejtën ngjarje që Frroku do të gjykohet në Belgjikë është një absurditet. Për avokatët, kolegia e tyre belge ka sjell materialet për të cilët dyshohet deputeti Frroku por për të marr cilësinë e provës material ajo duhet të vij me anë të letër-porisisë në rrugë diplomatike drejt ministrisë së drejtësisë.
Pas takimit në qelitë e burgut ku Mark Frroku mbahet prej vendimit të dytë të gjykatës së Lartë, e cila vendosi masën e arrestit me burg, avokatja belge Couquelet mësohet se është larguar nga Shqipëria.
Mark Frroku vijon të mbahet nën arrest në të njëjtin paraburgim ku qëndronte vëllai i tij, Arben Frroku, i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.
Deputeti Mark Frroku është arrestuar për herë të dytë me datë 2 prill dhe me vendim të Gjykatës së Lartë ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” deri në një vendim tjetër. Kjo masë, ëshët dhënë pasi prokuroria e përgjithshma ka regjistruar procedimin penal, ku akuzon deputetin Frroku për veprën penale të “vrasjsjes me paramendim” në bashkpëunim të shtetasits hqiptar Aleksandër Kurti në mars të 1999 në Belgjikë. Kjo vrasje, sipas hetimeve paraprake të prokurorisë, ka ndodhur për shkak se Kurti kishte krijuar njohje me një vajzë e cila përdorej për prostitucion nga Mark Frroku tashmë me statusin e deputetit. Nga ana tjetër, për këtë ngjarje prokuroria e përgjithshme ka kërkuar nga drejtësia belge të transferoi dosjen në Shqipëri për tu gjykuar për akuzat e ngritura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY