Zgjedhjet lokale, Rama dhe Basha pritet të zyrtarizojnë sot kandidaturat për Tiranën

Zgjedhjet lokale, Rama dhe Basha pritet të zyrtarizojnë sot kandidaturat për Tiranën

87
0
Shares

Krerët e PD dhe PS pritet të zyrtarizojnë sot kandidatët për kryetar bashkie në Tiranë. Dy kandidaturat më të përfolura nga kampi i majtë janë Erjon Veliaj dhe Blendi Klosi. Por vonesa e publikimit të emrit ka shtuar hamendësimet edhe mbi lançimin e emrit të një kandidateje femër të vazhdojnë. Përballë kandidatit të majtë, për bashkinë e Tiranës, kandidatura më e pritshme për të djathtën, pritet të jetë mjeku dhe deputeti i PD, Halim Kosova.
Ndërsa ende nuk janë përzgjedhur emrat e kandidatëve për bashkinë e Tiranës, PS dhe PD, kanë ende çështje të pa mbyllura me aleatët e tyre. PD nuk ka gjetur akoma gjuhën e përbashkët me PDK-në, ndërsa në kampin tjetër pritet që Edi Rama në orën 16.00 të takojë aleatët për të firmosur marrëveshjen parazgjedhore. Ende nuk ka një marrëveshje me PDS-në e Paskal Milos dhe as me FRD-në e Bamir Topit. Me interes pritet qëndrimi i PBDNJ së Vangjel Dules, kur dihet se një ditë më parë PS vendosi të rikandidojë për Himarën, Gjergji Goron.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY