Basha takim me ODIHR: Premisa jo të mira për zgjedhje të lira,...

Basha takim me ODIHR: Premisa jo të mira për zgjedhje të lira, prania më e madhe e vëzhguesve ndihmë për ruajtjen e standardeve

91
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike shpreh shqetësimin për cenimin nga qeveria të standardeve dhe mungesën e klimës së duhur parazgjedhore. Prania sa më e madhe e vëzhguesve do të ndihmonte për ruajtjen e procesit dhe shmangien e pasojave që mund të vijnë nga cenimi i votës së qytetarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot misionin paraprak faktmbledhës të ODIHR ku u diskutua mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri.
Kryetari i Partisë Demokratike i kërkoi përfaqësuesve të ODIHR që të sjellin në Shqipëri për zgjedhjet e 21 qershorit misionin më të madh të mundshëm, duke parë premisat aspak të mira për zgjedhje të lira e të ndershme. Basha tha se prania sa më e madhe e vëzhguesve do të ndihmonte për ruajtjen e standardeve dhe shmangien e pasojave që mund të vijnë nga cënimi i votës së qytetarëve.
Lulzim Basha ngriti shqetësimin për rrethanat e krijuara që shkojnë kundër klimës dhe standardeve që kërkojnë zgjedhjet e lira e të ndershme. Ndarja administrative ishte një proces i njëanshëm i bërë nga qeveria, pa konsultime, pa konsensus, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në politikën e 25 viteve. Basha tha se kjo ndarje është bërë për kalkulime elektorale, duke e dëmtuar që në nisje garën e ndershme e të barabartë.
Kreu i opozitës tha se një tjetër pengesë është mungesa e vullnetit e mazhorancës për të ecur me procesin e dekriminalizimit dhe shenjat e qarta për këtë janë përfshirja në zgjedhje si kandidatë të personave me precedentë të rëndë penalë. Zgjedhjet e 2013 dëshmuan se personat e inkriminuar që u afruan me mazhorancën e sotme dëmtuan rëndë standardet, duke blerë vota e shantazhuar qytetarët.
Basha veçoi presionin e vazhdueshëm që i bëhet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një akt i rëndë që dëmton frymën e këtij procesi.
Blerja e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në Korçë, dhe aministimi që i bëri mazhoranca kësaj vepre penale, dëshmojnë se Rama dhe Meta e kanë pjesë të skemës së tyre shitblerjen e votave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY