Sali Berisha: Më e ndershme që në Parlament të jetë pedofili Agron...

Sali Berisha: Më e ndershme që në Parlament të jetë pedofili Agron Cane, se sa Koço Kokëdhima

72
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri të ditur sot se është më e ndershme që në Kuvend të ishte Agroin Cane sesa deputeti Koço Kokëdhima. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar që të qëndrojë në seancën plenare ku po shqyrtohet kërkesa e opozitës për heqjen e mandatit për deputetin Koço Kokëdhima, ai ka komentuar situatën jashtë Kuvendit. Në një prononcim për mediat ai u shpreh se deputeti Kokëdhima ka shkelur çdo ligj të vendit dhe se Kuvendi e ka të detyruar me Kushtetutë ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
“Është 100 herë më e ndershme të ishte pedofili Agron Cane në atë parlament sesa Koço Kokëdhima, sepse Cane ka marrë dënimin për atë që bëri kurse Koço Kokëdhima ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka marrë asnjë dënim. Unë nuk mund të rrija në atë seancë sepse ky akt që ndodh sot është një histori më e turpshmja ndër më të turpshmet. Ky parlament është i mbushur me kriminel. Ikën Mark Frroku del Koço Kokëdhima. Ne jemi në fokus të botës për dekriminalizimin. Nëse ne përdorim votën e shumicës për të mbrojtur thyerjet flagrante në 150 raste të Kushtetutës, kjo është ditë e zezë”, u shpreh Berisha.
Duke ju referuar Kushtetutës, Berisha denoncoi se të paktën në 150 raste, deputeti Koço Kokëdhima e ka shkelur atë.
“Një nga ditët më të turpshme në historinë parlamentit, ditën në të cilën aleanca e qelbësirave vendos të mbulojë me turp, të fshehë me turp dhunimin një 150 raste të Kushtetutës së vendit nga sivëllai i Edi Ramës, Koço babëzia, duke dhunuar kështu çdo ligj të vendit. Dua t’ju rikujtoj qytetarëve që Kushtetuta përcakton në mënyrë taksative që deputeti nuk mund të përfitojë nga asnjë pasuri publike e shtetit qoftë apo e pushtetit vendor. Dhe neni 28 i ligjit për konfliktin e interesave përcakton se deputeti nuk mund të përfitojë nga asnjë burim publik të ardhura. Koço Kokëdhima ky mumuth ka shfrytëzuar kontrata me shtetin dhe pushtetin vendor dhe ka marrë pagesa në 150 raste”, vijoi Berisha.
Më tej ai akuzoi kryeministrin Rama dhe Kreun e Kuvendit Ilir Meta se po fshehin pasurinë e deputetit Kokëdhima.
“Të gjitha ato janë fatura. E ka kundërshtuar Edi Rama dhe Ilir Meta sepse Koço Kokëdhima i ka në xhep kokë e këmbë. Kushtetuta përcakton se në situata të tilla nuk është parlamenti që heq mandatin. Kushtetuta ka autorizuar parlamentin që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Edi Rama dhe Ilir Meta fshehin para ligjit pasuritë e deputetit të tyre, dhe nuk e dërgojë në Gjykatë sepse e dinë që kjo Gjykatë do i heqë mandatin”, u shpreh Berisha.
I mbledhur një ditë më parë, Këshilli vendosi që në seancën e sotme të votohen dy raporte të ndryshme, ku shprehet mendimi i të dy palëve në Kuvend. Mazhoranca kërkon që parlamenti të mos e pranojë kërkesën e PD-së, ndërsa opozita përfundimin e mandatit të deputetit socialist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY