Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kupa e Botës 2018, frika nga racizmi në Rusi

20/04/2015
Kupa e Botës 2018, frika nga racizmi në Rusi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tifozë që shfaqin simbole neo-naziste. Brohoritje raciste ndaj lojtarëve të Kaukazit Verior. Huliganë që sulmojnë jo të bardhët në një tren. Këto janë vetëm pak prej 200 incidenteve raciste, të kryera nga tifozët rusë të futbollit në periudhën 2012-2014, të cilat janë dokumentuar në një raport të titulluar: Koha për veprim: Incidentet e diskriminimit në futbollin rus.
Raporti është hartuar nga Qendra Sova, grup që monitoron racizmin në Moskë, dhe Fare Network, një organizatë ndërkombëtare që lufton diskriminimin në futboll. Gjetjet e tij ilustrojnë problemin e vazhdueshëm të racizmit në mesin e tifozëve të futbollit, derisa Rusia përgatitet për të mirëpritur Kupën e Botës më 2018.
Pasi tifozët kanë shfaqur flamurin nazist në një ndeshje në Moskë, më 5 prill, presidenti i Fedeartës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter, ka thënë se ka ende “shumë punë për t’u bërë” para vitit 2018.
Por, tre vjet para se në Rusi të mbahet Kupa e Botës, Moska ka bërë vetëm hapa të vegjël për të zhdukur racizmin në fushë.
“Nuk ka ende asnjë plan. Jemi duke biseduar me Unionin e Futbollit Rus dhe Ministrinë e Sporteve. Me sa dimë, ata po bëjnë përpjekje të krijojnë një plan dhe ne po bëjmë përpjekje që t’i këshillojmë. Por, nuk ka ende asgjë. Nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për të trajtuar problemin”, thotë Pavel Klymenko, zyrtar në organizatën Fare Network.
Rusia është caktuar organizatore e Kupës së Botës, në vitin 2010, Uninoni i Futbollit Rus, Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë zbatuar gjoba të rënda për sjelljet raciste të tifozëve.
Vetëm këtë sezon, Torpedo Moska, klub i Premier-Ligës së Rusisë, është gjobitur me qindra-mijëra rubla për vepra raciste.
Torpedo po ashtu është urdhëruar të luajë pesë lojë pa shikues, për shkak të brohoritjeve si majmunë dhe shpalosjes së flaumurit nazist.
Natalya Yudina, zëvendëskryetare e Qendrës Sova, thotë se masat nuk janë të mjaftueshme dhe se nuk ka ende mekanizma për të ndëshkuar racizmin në liga më të ulëta.
“Duhet punuar në këtë. Nëse askush nuk e tërheq vëmendjen, ato (incidentet) do të vazhdojnë të ndodhin”, thotë Yudina.
Raporti i Qendrës Sova dhe i organizatës Fare Network ka tërhequr vëmendjen e FIFA-s, ashtu si edhe të autoriteteve ruse.
Ato shpresojnë të shmangin sikletin që kanë vuajtur Ukraina dhe Polonia në prag të Kampionatit Evropian më 2014, kur BBC ka transmetuar një raport kontrovers për racizmin në futboll në këto dy vende.
Më 8 prill, ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko, ka thënë se FIFA është duke monitoruar gjithçka për garën më 2018 dhe ka qortuar tifozët e Torpedos për dëmtim të imazhit të Rusisë.
“Në Kupën e Botës do të ketë një sistem krejt ndryshe të shitjes së biletave, kontrolle të ndryshme, strukturë ndryshe të tifozëve – në fund të fundit, do të vijnë deri në një milion mysafirë të huaj”, ka thënë Mutko për R-Sport.
Më 30 mars, Unioni i Futbollit Rus ka njoftuar se do të emërojë një inspektor të ri kundër racizmit. Posti pritet të koordinojë dhe zhvillojë një ekip të monitoruesve në lojërat “veçanërisht të rrezikshme”. Inspektori i sapoemëruar, Aleksei Tolkachev, i ka thënë agjencisë Tass se funksionet e tij të sakta do të përkufizohen në fund të muajit prill.
Sova dhe Fare Network kanë rekomanduar po ashtu një plan afatgjatë kundër racizmit, përfshirë “programe edukative për shkolla dhe universitete” që do ta përdornin futbollin si mjet për “mirëkuptim ndërkulturor”.
Në muajin qershor, përfaqësues të qeverisë, autoritete të futbollit, shoqëria civile dhe zyrtarë për sundimin e ligjit do të mbajnë një konferencë për të diskutuar masat shtesë për luftimin e racizmit, ka konfirmuar Yevgeny Dzichkovsky, zëdhënës i Unionit të Futbollit Rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.