MAS hap garën për tekstet shkollore, tri fazat e konkursit

MAS hap garën për tekstet shkollore, tri fazat e konkursit

79
0
Shares

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpallur dje zyrtarisht hapjen e konkurrimit për tekstet e reja shkollore për klasën e parë dhe të gjashtë. Dorëzimi i teksteve, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duhet të bëhet brenda datës 18 qershor, ndërkohë që shpallja e fituesve do të bëhet në datën 30 qershor. Lëndët “Matematikë 1”, “Dituri natyre 1”, “Matematikë 6”, “Fizikë 6”, “Biologji 6” duhet të jenë përkthim i teksteve shkollore të shtëpive botuese “Oxford University Press” dhe “Pearson”. Veç këtyre teksteve shkollore, konkursi për tekstet e reja është hapur edhe për tekstet e Historisë së Shqipërisë, pasi gara është hapur për “Histori 4”, “Histori e shqiptarëve 9” dhe “Histori e shqiptarëve 12”.
Ministria e Arsimit dhe Sportit, brenda datës 10 korrik parashikohet të firmosë kontratën me botuesit, ndërsa shpërndarja dhe shitja e teksteve do të bëhet nga data 1 deri në datën 14 shtator 2015. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të drejtën për të marrë pjesë në konkursin për tekstet e reja shkollore e ka çdo shtëpi botuese ose distributor i cili ushtron veprimtarinë në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Tri fazat e konkursit
• Brenda datës
18 qershor – Dorëzimi i teksteve
• Brenda datës
30 qershor – Shpallja e fituesve
• Brenda datës
10 korrik – Firmosja e kontratës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY