Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tragjedia me 700 të vdekur në Mesdhe, arrestohen kapiteni dhe ndihmësi në Itali

21/04/2015
Tragjedia me 700 të vdekur në Mesdhe, arrestohen kapiteni dhe ndihmësi në Itali
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy skafistë të varkës së nisur nga Libia që u mbyt ditën e diel, duke u marrë jetën qindra emigrantëve, janë arrestuar nga policia italiane. Dy personat, të arrestuar nën akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, janë mes 27 atyre të mbijetuar që arritën brigjet e Sicilisë ditën e hënë.
Ministri italian i Infrastrukturës, Graziano Delrio deklaroi se prokurori i Katanias, Giovanni Salvi, urdhëroi arrestimin e dy skafistëve që kishin mbërritur në port në bordin e një anijeje të rojës bregdetare.
Hetuesit thanë se dy skafistët ishin kapiteni Tunizian dhe bashkëpunëtori i tij sirian, ndërkohë që për të gjithë tragjedinë po zhvillohet një hetim penal.
“Policia ka bërë arrestimin e dy të dyshuarve këtë mbrëmje, gjë që tregon se drejtësia italiane po funksionon”, tha ministri Delrio për gazetarët në Katania.
Arrestimet vijnë pasi BE njoftoi një paketë masash në përpjekje për lehtësimin e krizës që ka përfshirë Mesdheun. Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë, ndërsa do të ndërmerret një fushatë për shkatërrimin e varkave të trafikantëve.
Ndërkohë, pasi folën me të mbijetuarit, përfaqësues të agjencisë së OKB-së për refugjatët deklaruan se rreth 950 persona humbën jetën në tragjedinë e së dielës. Më herët bilanci ishte për 700 të vdekur.
“Ishin mbi 800 persona në bord, përfshirë fëmijë të moshave nga 10 në 12 vjeç. Ata ishin sirianë, rreth 150 eritreanë, somalezë, etj dhe ishin nisur nga Tripoli rreth orës 8 të mëngjesit të së dielës”, deklaroi përfaqësuesja e OKB, Carlotta Sami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

17/04/2026
Berisha: Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët! Silleni Palloshin këtu!

Gjykata Administrative rrëzon masat disiplinore ndaj deputetëve të PD-së

17/04/2026
DEKLARATA/ Spiropali në një mendje me Ramën për cilësinë e dobët të diplomacisë

Elisa Spiropali zgjedh të mos heshtë: Po më kërkojnë të mos bëj zë! Janë qenër që s’më kafshojnë

17/04/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO lë në qeli grupin e drejtuar nga Jetmir Pepa. Trafikuan 7 ton kokainë por gituan tendera të ushtrisë

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

17/04/2026
Berisha: Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët! Silleni Palloshin këtu!

Gjykata Administrative rrëzon masat disiplinore ndaj deputetëve të PD-së

17/04/2026
DEKLARATA/ Spiropali në një mendje me Ramën për cilësinë e dobët të diplomacisë

Elisa Spiropali zgjedh të mos heshtë: Po më kërkojnë të mos bëj zë! Janë qenër që s’më kafshojnë

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.