Shorti përzgjedh gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda që do të...

Shorti përzgjedh gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda që do të gjykojnë Arben Frrokun

73
0
Shares

Hidhet shorti në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda për gjykimin e Arben Frrokut, i cili akuzohet nga prokuroria për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Në bazë shorti pesëshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen për Arben Frrokun, do të kryesohet nga gjyqtarja Nertina Kosova, ndërsa anëtarë do të jenë Nure Preni, Albana Boksi, Dhimitër Lara e Amarildo Laçi. Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli të pafajshëm Arben Frrokun, ndërsa vendimi la të pakënaqur prokurorinë e cila vendosi të çojë çështjen në Apelin e Krimeve të Rënda.
Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda më 3 prill, megjithëse organi i akuzës kishte kërkuar burg të përjetshëm. Gjykata e Krimeve të Rënda deklaroi se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk provohen.
Lidhur me pafajësinë e Frrokut, Këshilli i Lartë i Drejtësisë bëri me dije se do të verifikojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. KLD i ka kthyer përgjigje prokurorisë nëpërmjet inspektoratit. Sipas KLD-së nga analiza ka vend për të verifikuar rastin e Frrokut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY