Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“New York Times”: Obama i fshehu Renzit vdekjen e pengut italian

24/04/2015
“New York Times”: Obama i fshehu Renzit vdekjen e pengut italian
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vdekja e vullnetarit italian Giovanni Lo Porto në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit gjatë një operacioni me dron të CIA-s kundër disa terroristëve, duket se nuk do të kalojë në heshtje nga pala italiane.
Kjo, pasi sipas “New York Times”, presidenti amerikan Barack Obama edhe pse e dinte për vdekjen e pengut nuk i tha gjë kryeministrit italian Matteo Renzi gjatë takimit të së premtes së kaluar në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas gazetës prestigjoze amerikane, presidenti i Shteteve të Bashkuara ia komunikoi lajmin Renzit me një telefonatë të realizuar të mërkurën, më 22 prill.
Gjithësesi, vështirë se vetë autoritetet italiane do të kishin mundur të bënin diçka për lirimin e Lo Porto. Kjo, pasi prova e fundit që vullnetari nga Siçilia ishte gjallë daton vjeshtën e kaluar dhe që atëherë për të nuk kishte pasur më asnjë informacion.
Nga ana tjetër, zona në kufi mes Afganistanit dhe Pakistanit ka qenë gjithmonë objektiv i sulmeve ushtarake.
“Aksione të tilla e kanë bërë edhe më të vështirë mbledhjen e informacioneve në terren”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni.
Dy ditë më parë, Shtëpia e Bardhë konfirmoi vdekjen e dy personave, një shtetasi amerikan dhe një shtetasi italian, gjatë një aksioni kundër Al Kaedas në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit. Amerikani i vrarë është Ëarren Ëeinstein, një mjek që mbahej nga militantët ekstremistë prej viti 2011, ndërsa viktima tjetër është shtetasi italian i identifikuar si Giovanni Lo Porto, i rrëmbyer në vitin 2012.
Që të dy kanë gjetur vdekjen gjatë një sulmi ajror të avionëve amerikanë në muajin janar të këtij viti.
Presidenti Barack Obama shprehu dhimbjen dhe keqardhjen për këto sulme. Ai tha se Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulmin duke menduar se në bazën në fjalë strehoheshin vetëm militantë dhe jo pengje të Al Kaedas.
Shtëpia e Bardhë shtoi se në operacionet ajrore kundër terrorizmit në rajonet malore në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit janë vrarë edhe dy shtetas të tjera amerikanë, Ahmed Farouq dhe Afam Gadahn, që i ishin bashkuar radhëve të Al Kaedas prej kohësh.
Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Presidenti Obama merr përsipër ‘përgjegjësinë e plotë mbi këto operacione’, ndërsa njofton edhe nisjen e një hetimi të brendshëm për të kuptuar se çfarë ndodhi në rastin në fjalë dhe për të shmangur të tilla tragjedi në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

09/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.