Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Filmat “Burrnesha” dhe “Bota” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Francisco

24/04/2015
Filmat “Burrnesha” dhe “Bota” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Francisco
Share on FacebookShare on Whatsapp

Festivali prestigjioz Tribeka nderoi me çmimin “Nora Ephron” filmin “Vergine Giurata” (Burrnesha”), të regjisores italiane Laura Bispuri, bashkëpunim i  Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Çmimi “Nora Ephron” për nder të skenaristes dhe shkrimtares së njohur amerikane Nora Ephron, i jepet një regjisoreje ose skenaristeje, “me një zë të veçantë”.                        
Filmi “Burrnesha”, portretizon Hanën, një vajzë shqiptare që ka bërë zgjedhjen të jetojë si burrë në veri në Shqipërisë, duke ndjekur një zakon që i trajton gratë që vendosin të mos martohen dhe të mos kenë marrëdhënie me burra, si të barabarta me meshkujt nga statusi social.
Aktorja Flonja Kodheli, që interpreton motrën e Hanës, Lila tha se filmi do të fillojë të shfaqet në kinematë e Shteteve të Bashkuara.
Ajo interpreton edhe në rolin kryesor për filmin “Bota” të regjisores Iris Elezi për të cilin tha se e ktheu në Shqipëri pas 10 vjetësh. Filmi “Bota”, trajton temën e disa familjeve të ish-përndjekurve politikë që vazhdojnë të jetojnë aty ku kanë qenë të internuar prindërit e tyre. Në film përmes botës së personazheve, pasqyrohet dhimbja e brendshme e tyre. Aktorja Kodheli thotë se është e tërhequr nga personazhe dramatikë, që në pamje të parë janë njerëz të zakonshëm por që kanë një botë të pasur dhe komplekse shpirtërore.
Të dy filmat “Burrnesha” dhe “Bota” konkurrojnë javën e ardhshme në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Francisco.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

09/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.