Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Francë, 150 azilkërkues shqiptarë protestë kundër vuajtjeve dhe në kërkim të një strehe

25/04/2015
Francë, 150 azilkërkues shqiptarë protestë kundër vuajtjeve dhe në kërkim të një strehe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar në Gjermani për shkak të rritjes drastike të numrit të shqiptarëve që kanë emigruar në këtë shtet në kërkim të azilit politik, ky fenomen pothuajse në këto përmasa është edhe në Francë.
Një numër prej 150 shqiptarësh po kalojnë peripeci nga më të vështirat në Lion të Francës, të mbërritur me shpresën për një jetë më të mirë.
Fillimisht ata ishin akomoduar ilegalisht në një pallat në pronësi te forcave ushtarake. Me 14 prill ata janë nxjerrë jashtë me forcë nga xhandarmeria franceze. Të gjendur në këtë situatë, pa një strehë mbi kokë, në ndihmë ju ka ardhur një staf nga katedralja më e madhe në Lion, Saint-Just, ku Krypeshkopi ka dhënë urdhër qe ti ndihmojnë shqiptarët.
Sipas të njëjtit burim, azilantët shqiptarë e kanë kaluar natën e 14 prillit pranë katedrales, ne stola parku mbuluar me çfarë kanë mundur të sigurojnë. Në mesin e shqiptarëve gjenden, gra, burra, pleq, fëmijë, foshnje, njerëz të sëmurë, mes tyre edhe të paralizuar. Pas kalimit të natës në park, në temperatura aspak të favorshme, me 15 prill ata do të sistemoheshin në një palestër shkolle, 100 metra larg katedrales, ku kanë qëndruar për 6 ditë me radhë.
Edhe këtu jetesa e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, ku kanë fjetur në tokë dhe me ditë të tëra pa ushqim.
Më pas, 150 shqiptarët janë nxjerrë dhe nga palestra, për tu akomoduar në një tjetër sallë, 10 km larg nga palestra, ku mësohet se do të qëndrojnë deri më 31 maj. Ambienti është i pistë dhe nuk përmbush as 20 për qind nevoja jetese.
Ndërkohë në mbështetje të tyre, dje një grup shqiptarësh manifestuan pranë Prefekturës në Lion. Dhjetëra të rinj kërkuan gjetjen e një zgjidhje për këta qytetarë shqiptarë.
Mësohet se xhandarmëria franceze është sjellë keq me protestuesit, duke shoqëruar një pjesë të tyre në polici. Protesta u përcoll masivisht edhe nga media franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Krim në Kavajë, 76-vjeçari la pa jetë në arë vëllain e tij

Krim në Kavajë, 76-vjeçari la pa jetë në arë vëllain e tij

25/06/2026
Publikimi i Ballës, reagim i ashpër nga vajza dhe vëllai i Tahir Sinanit, Rugova: Balla fyen emrin dhe gjakun e babait

Publikimi i Ballës, reagim i ashpër nga vajza dhe vëllai i Tahir Sinanit, Rugova: Balla fyen emrin dhe gjakun e babait

24/06/2026
Të shtunën, tjetër protestë masive për largimin e Ramës

Të shtunën, tjetër protestë masive për largimin e Ramës

24/06/2026
DITA 25/ Qytetarët sfidojnë shiun para Kryeministrisë, paralajmërojnë përshkallëzim të aksionit

DITA 25/ Qytetarët sfidojnë shiun para Kryeministrisë, paralajmërojnë përshkallëzim të aksionit

24/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Krim në Kavajë, 76-vjeçari la pa jetë në arë vëllain e tij

Krim në Kavajë, 76-vjeçari la pa jetë në arë vëllain e tij

25/06/2026
Publikimi i Ballës, reagim i ashpër nga vajza dhe vëllai i Tahir Sinanit, Rugova: Balla fyen emrin dhe gjakun e babait

Publikimi i Ballës, reagim i ashpër nga vajza dhe vëllai i Tahir Sinanit, Rugova: Balla fyen emrin dhe gjakun e babait

24/06/2026
Të shtunën, tjetër protestë masive për largimin e Ramës

Të shtunën, tjetër protestë masive për largimin e Ramës

24/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.