Vlorë, i kërkuari për plagosjen e bashkëshortes gjendet i vdekur

Vlorë, i kërkuari për plagosjen e bashkëshortes gjendet i vdekur

59
0
Shares

Një 61-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për plagosje është gjetur i vdekur dje në fshatin Beshisht të Vlorës. Burime zyrtare bëjnë me dije se dje është marrë njoftimi nga banorët e fshatit, të cilët kishin gjetur një trup të pajetë e të kompozuar.
Menjëherë shërbimet e policisë së Vlorës kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para procedurale është bërë i mundur identifikimi i kufomës e cila i përket shtetasit S. V., 61 vjeç, banues në fshatin Beshisht.
Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake dyshohet se vdekja e këtij shtetasi të ketë  ardhur si pasojë e shkaqeve natyrore. Sipas mendimit paraprak te mjekut ligjor në trupin e këtij shtetasi nuk janë vërejtur shenja dhune. Gjithashtu nga deklarimet e familjarëve të tij, 61-vjeçari mësohet se vuante nga depresioni.
Nga Policia e Vlorës ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohej se më datë 15 prill, ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. 
Materialet i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY