Berisha: Rama të mjekohet sa nuk është vonë, më pas nuk do...

Berisha: Rama të mjekohet sa nuk është vonë, më pas nuk do ketë mjek as dhe ilaç që ta ndihmojë

67
0
Shares

“Për Edi Ramën Shqipëria e etërve të tij, e 720 mije bunkerëve, e industrive helmuese ishte mirë, krahasuar me katastrofiken e sotme”

Sali Berisha ka reaguar në “Facebook”, për deklaratën e një dite më parë të kryeministri Edi Rama, sipas të cilit Shqipëria e 20 viteve më parë ishte më e mirë, krahasuar me katastrofën e sotme. Duke kujtuar s kjo deklaratë u bë nga “neo-bllokmeni Edi Rama”, Berisha i kërkon kryeministrit të mjekohet sa nuk është vonë se më pas nuk do ketë mjek as dhe ilaç që ta ndihmojë
“Te dashur miq, ‘Shikoni Shqiperine e ketyre 20 viteve! Kujtoni se si ishte trupi i saj. Aty ku nuk e preku ky zhvillim i paimagjinueshem barbar (keto 20 vite) eshte mire ndersa aty ku nderhyri eshte katastrofik!’. Kjo deklarate nuk vjen nga nje i shtruar ne spitalin psiqiatrik te Tiranes, nuk vjen nga zonja e zeze e Enver Hoxhes apo nga ndonje nostalgjik i rrejdhur i diktatures hoxhiste. Kjo deklarate u be dje per here te dyte nga neo-bllokmeni Edi Rama.
Sipas fiksimeve te Edi Rames, Shqiperia e 20 viteve me pare, e 720 mije bunkereve, monstrave te betonit qe shtriheshin si çibane te shemtuar ne fytyren, koken, gjymtyret dhe tere trupin e saj, ne te gjitha qytetet, lagjet, blloqet, shesh pallatet, fshatrat, plazhet, brigjet, lendinat, luginat, kodrat, malet e saj, ishte mire. Kurse Shqiperia e sotme e aeroporteve, porteve, terminaleve te reja, e tuneleve, autostradave, sistemit rrugor modern, e kanalizimeve dhe impianteve te perpunimit te ujrave te zeza, e shkollave dhe spitaleve te reja, eshte katastrofike. Sipas mendjes te semure te neo-bllokmenit Edi Rama, Shqiperia e eterve te tij, e katastrofave te verteta ekologjike nga uzinat, kombinatet, bloza, tymrat, gazrat, pesticidet, merkuri, arseniku, mbetjet e tyre toksike industriale qe helmonin foshnjet ne barkun e nenes, te rejat, te rinjte, burrat, grate, te moshuarit, qe helmonin ujrat dhe gjallesat e tyre dhe thanin pyjet ne Elbasan, Tirane, Durres, Berat, Fier, Vlore, Shkoder, Kukes dhe ne mbare qytetet e vendit, ishte mire krahasuar me Shqiperine e sotme qe eshte katastrofike!!
Me kete rast i bej thirrje Edi Rames, ketij gjeneratori te nihilizimit, te keqes, te negativitetit dhe te zezes, qe perpiqet per shkak te semundjes se tij t’iu nxije cdo dite jeten shqiptareve dhe ti largoje ata masivisht nga Shqiperia, te mjekohet, te mjekohet sa nuk eshte vone se shume shpejt me kete rendim, nuk do kete mjek as dhe ilaç qe ta ndihmoje!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY