Gazetarët që ndjekin aktivitetet e politike, kryesisht të Kuvendit, kanë bojkotuar sot mbledhjen e komisionit të Ligjeve. Shkak i këtij bojkoti ka qenë shtyrja disa herë e orarit të fillimit të punës së këtij komisioni.
Sipas gazetarëve, mësohet se janë raste të përsëritura këto në mbledhjet e komisioneve, që detyruan ata sot “t’ju japin një mësim” deputetëve, duke bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.





