Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha “bombë” tjetër, kërcënimi i plotë i zbardhur i Ramës për administratën

06/05/2015
Berisha “bombë” tjetër, kërcënimi i plotë i zbardhur i Ramës për administratën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish­kryeministri Sali Berisha bëri publik sot një “bombë” tjetër, regjistrimin e plotë dhe të zbardhur të Edi Ramës “në takim me zyrtarët e administratës në Shkodër, ku ai kërkon votat ose do t’iu marrë atyre kafshatën e gojës”, siç shprehet Berisha në një postim në “Facebook”.
Sipas Berishës, regjistrimi me zërin e Edi Ramës, “dëshmon vendimin e tij për të
mos bërë zgjedhje në Shqipëri. Edi Rama me zë dhe tone kërcënuese kërkon nga çdo drejtor, shef sektori apo punonjës i administratës shtetërore të sjellë votat (pra të vjedhë votat, shënim i imi) ose përndryshe do humbasi vendin e punës”, parlajamëroi Berisha publikimin e kësaj “bombe”.

Regjistrimi i plotë i zbardhur

Rama drejtoreve te shtetit: Kutite e Votave ose Postin

Te dashur miq, me poshte keni videon dhe transkriptin e videos. Degjojeni dhe lexojeni vete!

“…Çdo drejtor, çdo shef, çdo pergjegjës, çdo person që ka marr një fije pushtet nga PS, dhe nga LSI por për këtë do t’ju flasë kryetari, një fije pushtet, duhet të garantojë që do ta ketë prapë në 22 qershor (shënim i yni: bëhet fjalë për postin). Ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë territorin kemi bërë dy gabime, me burimet njerëzore dhe me emërtesat. Jam i vetëdijshëm që në të gjithë territorin jo të gjithë drejtorët kanë, janë në vlerësimet e duhura. Jam i vetëdijshëm që në në çdo qark, çdo rreth, në çdo bashki ka drejtorë që po na nxjerrin bojën.
Shtabit drejtues, që është shtabi i përbashkët i kandidates dhe i deputetëve që janë këtu në sallë iu tha vetëm një gjë, që të gjithë këtyre drejtorëve, nëndrejtorëve që janë dhe shefa dhe pergjegjësa, do t’u caktojnë detyrën konkrete. Dhe detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale. Që do të thotë, dikush një zonë, dikush 5 qëndra, dikush 2 qëndra e kështu me radhë, por ama, aty në krah secili nga ju do të marri në dorë letrën dhe do ju thuhet: Këto janë votat që ne presim të dalin nga kjo qëndër votimi. Shko tani derë më derë, shtëpi më shtëpi, trokit dhe fol për Keti Bazhdarin, dhe kush është i Partisë Socialiste të kërkojë votat për Partinë Socialiste, kush është me LSI të kërkojë votat për LSI, por të gjithë bashkë për Keti Bazhdarin në radhën më të parë, se kjo është kryesorja, dhe në fund fare në qoftë se rezultati, objektivi nuk do të arrihet tek kutia, dmth që koha për ti hapur vendin dikujt tjetër ka ardhur me datën 22.
Historia e Partisë Socialiste në pushtet, dhe ata që janë këtu e njohin historinë e Partisë Socialiste në pushtet, ka qënë historikisht që kush bëhej drejtor i kthente shpinën betejës, nëpër kafe, nëpër historira, dhe shumica dërrmuese u bë edhe shkaku që filloi edhe degjenerimi i pushtetit të PS.
Kjo nuk ka për të ndodhur prapë, kjo nuk ka për të ndodhur prap dhe ne nuk do ta lejojmë këtë që të ndodhi, sepse ne kemi bërë mirë që kemi investuar mbrapsht tek ju besimin që ju të merrni përgjegjësi dhe kështu me rradhë, por kjo nuk është e ndarë nga domosdoshmëria që shumica jonë, që qeveria jonë, jo vetëm të performojë, jo vetëm të japë rezultate, por edhe të marrë mbrapsht nga populli atë që i takon. Dhe është rasti që disa prej jush këtu të shlyejnë një pjesë edhe të degradimit që kanë shkaktuar në imazhin e PS me punën e tyre si drejtora, ta shlyejnë duke i kthyer mbrapsht Partisë Socialiste kreditë që ka marrë me 23 qershor në Shkodër, bashkë me LSI, padiskutim. Dhe për këtë arsye nuk kemi shumë për të diskutuar kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Çdo njëri nga ata që ka një përgjegjësi më shumë se sa punonjësit e thjeshtë, aty tek punonjësit e thjeshtë gjëja është pastaj tek organizimi i natyrshëm dhe

Për regjistrimin e plotë audio/video, kliko linkun poshtë…

/web/VIDEO_Berisha_bombe_tjeter_kercenimi_i_plote_audio_i_Rames_per_administraten_1727_1.php

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.