Çfarë mendon Gjergj Bojaxhi për Bashën, Berishën, Ramën dhe Metën!

Çfarë mendon Gjergj Bojaxhi për Bashën, Berishën, Ramën dhe Metën!

88
0
Shares

Gjergj Bojaxhi i ka bërë skanerin sipas tij, drejtuesve të politikës shqiptare. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në TV “Ora Neës”, Bojaxhi ka dhënë opinionin e tij për Lulzim Bashën, Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën.
I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi për punën e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë dhe deklaratat e tij se puna për Bashkinë është penguar nga qeveria, si rasti i zgjatimit të bulevardit, Bojaxhiu ka deklaruar se në parim projektet e Bashës nuk janë të gabuara, por  mënyra sesi ato janë ekzekutuar kanë qenë klienteliste.
Bashkia e Tiranës është përdorur si llogore lufte. Sipas tij, bllokimet e projekteve në Tiranë nuk vijnë për shkak se qeverisja vendore i takon një partie dhe qeverisja qendrore një partie tjetër.
Gjergj Bojaxhiu komentoi edhe figurën kryesore, sipas tij, të politikës shqiptare, Sali Berisha. Për Bojaxhi, Shqipëria ka humbur shumë shanse nga Salia Berisha.
Ai komentoi edhe punën e Edi Ramës kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës. Sipas tij, Edi Rama, është arkitekti i betonizimit të Tiranës. Ai ka komentuar edhe qeverisjen e kryeministrit Rama, ndërsa i krahasoi reformat që po ndërmerr qeveria aktualisht me ato të ndërmarra nga mandati i parë i qeverisë Berisha.
Gjergj Bojaxhi ka komentuar shkurtimisht Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit dhe kreun e LSI. Sipas tij, Metën e kemi parë më zë dhe figurë kush është.

 


Gjergj Bojaxhi për Lulzim Bashën
“Basha nuk ka bërë asgjë për qytetin e Tiranës. Zgjatimi i bulevardit të Tiranës që u soll si shembull, është një projekt i vjetër, por mënyra sesi ky projekt është ekzekutuar ka qenë klientelist dhe për këtë arsye është bllokuar. Pasi duke zgjatur bulevardin është përpjekur të kënaqë interesat e klientëve të partisë”.


Gjergj Bojaxhi për Sali Berishën
“Sali Berisha ka ndjekur një politikë në 25 vite që ka si rezultat këtë Shqipëri që kemi sot. Shqipëria ka humbur shumë shanse prejt tij. Sot Shqipëria është shëmbëlltyrë e Sali Berishës. Sot kemi këto probleme të pazgjidhura dhe një akumulim problemesh dhe përgjegjësia kryesore është e tij”.


Gjergj Bojaxhi për Edi Ramën
“Hija e rëndë e betonit, kullave dhe kaosit urban kanë eklipsuar fillesat pozitive të punës së tij. Nëse sot kemi këtë qytet me mungesë hapësirash të gjelbërta dhe ndotje, arkitekti i parë është Rama”.


Gjergj Bojaxhi për Ilir Metën
“Të gjithë ne e kemi parë me zë dhe figurë se kush është Ilir Meta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY