Qeveria tjetër rritje kontributesh për pensione, masa dhe kategoritë që preken

Qeveria tjetër rritje kontributesh për pensione, masa dhe kategoritë që preken

61
0
Shares

Qeveria, përmes një projektligji të depozituar në parlament, propozon rritjen e masës së kontributeve për pensionet suplementare për punonjësit e sistemit universitar dhe akademik me grada shkencore, nga 3.5 % në 5 %.
Drafti synon të reformojë skemën e pensioneve suplementare për kategorinë e punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë.
Reforma konsiston në rritjen e masës së kontributeve shoqërore për të gjithë ata punonjës të sistemit të arsimit të lartë dhe akademik që kanë grada shkencore dhe që punojnë në institucionet publike.
Ligji ekzistues e përcakton masën e kontributit për personat me tituj shkencorë të punësuar në institucionet publike në masën 3.5 % të pagës referuese dhe për personat e punësuar në institucionet private në masën 7 % të pagës referuese. Ndërkohë që masa e përfitimit ka qenë pak a shumë e njëjtë.
Në këto kushte, ashtu siç është përcaktuar edhe ne “Dokumentin e politikave të pensioneve”, i miratuar në Këshillin e Ministrave, për përmirësimin e situatës financiare aktuale të kësaj skeme, për reduktimin e subvencioneve buxhetore dhe përmirësimin e parimit kontributiv, parashikohet të merren masa që rritin të ardhurat e skemës nëpërmjet rritjes së normës së kontributit për të punësuarit në sektorin publik, duke e bërë atë 5%  të pagës referuese.
Aktualisht, në këtë skemë janë 595 përfitues dhe 510 kontribues. Gjithashtu, sipas të dhënave, rezulton se janë edhe rreth 400 persona të tjerë me tituj shkencorë, të cilët nuk janë pjesë e skemës. Shpenzimet totale janë 98. 525. 373 lekë dhe të ardhurat nga kontributet janë vetëm 26.928.000 lekë. Pra, me të ardhurat nga kontributet mbulohen vetëm 27 % e shpenzimeve të skemës dhe buxheti i shtetit mbulon përmes subvencioneve pjesën tjetër prej 73 % ose 71.597.373 lekësh.
Kështu, në dispozitat që paraqiten për shqyrtim përcaktohet rritja e masës së kontributit në 5 % të pagës referuese për personat me tituj shkencorë të punësuar në institucionet publike, e cila sjell edhe rritje të lehtë të të ardhurave të skemës në masën 5 milionë lek në vit. Por, ndërsa rrit masën e kontributeve në  5%, nisma në fjalë mban në të njëjtat nivele masën e përfitimit të pensionit.
Një tjetër ndryshim me rëndësi është se tashmë masa e pensionit suplementar nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit të pleqërisë.
Gjithashtu, këto ndryshime parashikojnë një harmonizim më të mirë dhe të njësuar të të drejtave nga sigurimi suplementar i të gjithë personave me tituj shkencorë, pavarësisht faktit nëse punojnë në institucione publike apo private.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY