Tradhëtohet dy herë, Milani humbet, tifozi kthehet në shtëpi gjen gruan me...

Tradhëtohet dy herë, Milani humbet, tifozi kthehet në shtëpi gjen gruan me një tjetër

49
0
Shares

Një italian 45-vjeçar, i cili i kthye një cerek ore më parë nga bari ku kishte shkuar për të parë ndeshjen Sassuolo – Milan, i zhgënjyer nga goli i tretë që emilianët i kishin shënuar skuadrës së zemrës, në shtëpi, gjen gruan nën shoqërinë e një burri tjetër, duke u ndjerë I tradhëtuar për të dytën herë.
Gjithçka ndodhi pasditen e djeshme në Vigevano: burri, një i papunë 45 vjeçar nga Vigevano, i tradhëtuar së pari nga kuqezinjtë dhe më pas nga bashkëshortja, nuk e ka marrë mirë situatën. I ka bërtitur gruas 40 vjeçare dhe të dashurit të saj 42 vjeç, si edhe i ka rrahur më pas, aq shumë sa është dashur ndërhyrja e karabinierëve për ta sjellë në terezi.
Gjithçka në fund u zgjidh pa pasur nevojë për ndihmën e shpejtë edhe pse janë sjellë në shtëpi barrelat.
Burri të cilin e bindën edhe karabinierët, për disa ditë ka lënë shtëpinë e tij për të shkuar te prindërit, por edhe për të lënë situatën të qetësohet dhe për të reaguar të gjithë me mendje të kthjellët.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY