“’Islamizohet’ më tej drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë”. Nard Ndoka kryetar i PDK-së, ka shprehur sot pakënaqësinë e tij për zgjedhjen e Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Kuvendit. “Rrokadë në kryesinë e Kuvendit! Ngjitet Idrizi, ulet Dule! ‘Islamizohet’ më tej drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë, Z.Meta i njohur si nje praktikant bektashi (Baba Meta), tashmë do të ketë ndimes te tij Idrizin, një praktikant i besimit islam (verejtur kohet e fundit në radhet e para në xhami duke u falur). Dorheqja e Dules, vjen fill pas votimit të Idrizit, dorheqje morale dhe politike, që vështirson poziten e kryesisë së Kuvendit duke prishur imazhin nderkombetar dhe perfaqësimin real te deputeteve në Kuvend, ballancat fetare te ruajtura me kujdes nder vite në drejtimin e shtetit dhe Kryesinë e Kuvendit. ‘Kauza’ per çeshtjen çame po kthehet ne nje problem provokues per bashkjetesen fetare dhe perfaqesimin e minoriteteve në institucione!”.
Në rrjetet sociale është shkruar sot se në ardhjen e tij në kryesi të Kuvendit ka pasur ndikim edhe Presidenti turk Erdogan, i cili ka lidhje të forta me lobin cam në Turqi.
Pak orë më Ndoka ka qënë kritik edhe me PS dhe Ramën për mënyrën se si kjo parti dhe dy partitë etjera të mëdha kanë monopolizuar fushatën elektorale. “Pabarazi në kohe televizive, deformim i gares, shance te pabarabarta mes kandidateve dhe partive, korrupsion mediatik, kohe televizive e pa monitoruar per shkak të ligjit, (fushata monitorohet pas dates 21 Maj).
Financimi i fushates, jo transparent, korruptiv, dhe i rrezikshem!
Zyra elektorale, flamuj te partive, pankarta, postera dhe automjete te veshura me ngjyra partiake, jane treguesit e financimit korruptiv, te pa deklaruar te partive politike. Financimi i partive nga buxheti i shtetit dhe koha televizive, janë perqendruar vetem tek tre parti politike (PS, PD e LSI), duke krijuar pabarazi edhe nepernjet ligjit në këtë rast.”, shkruan në fb.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/