Policia zviceriane ka arrestuar disa zyrtarë të FIFA-s, organizmit drejtues të futbollit botëror, me akuzën për korrupsion.
Policia i arrestoi këta zyrtarë pas një operacioni në një hotel të Zyrihut, në orët e para të së mërkurës. Ata akuzohen për pastrim parash dhe shantazh në 20 vitet e fundit.
Ata u mblodhën në Zyrih për një takim, ku presidenti aktual Sepp Blatter po kërkon një mandat të pestë.
Mendohet se personat e arrestuar janë gjashtë, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.
Ata do të ekstradohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/